Skrapari “korr” tripikëshin e parë ne Delvine

Skrapari e nis me fitore ndeshjet në transfertë. Skuadra e trajnerit Sulejman Demollari ka arritur të sigurojë një tre pikësh të rëndësishëm, kur dje ka fituar ndaj skuadrës së Delvinës me rezultatin 2-1. Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë debutuese me Policanin, skuadra e qytetit të Corovodës ka arritur fitoren e parë, pas dy golave të shënuar nga Caushi në minutën e 50-të dhe kapiteni Edmond Dalipi në minutën e 62-të. Pjesa e parë ka qenë e barabartë për të dyja ekipet, por në fraksionin e dytë të ndeshjes, skuadra e Demollarit ka arritur të prëmirësojë mjaft ritmin e lojës dhe me meritë ka arritur të shënojë dy golat, që i siguruan një fitore shumë të rëndësishme dhe inkurajuese për ecurinë e saj të mëtejeshme. Pas ndeshjes, trajneri i Skraparit Sulejman Demollari është shprehur shumë i kënaqur për trepikëshin e fituar. Demollari vlerësoi lojën në rritje të skuadrës së tij, ndërkohë që deklaroi se fitorja e djeshme është një inkurajim për realizimin kryesor që ka Skrapari: ngjitjen në kategorinë e parë. "Ishte një ndeshje që ka folur shumë mirë skuadrën tonë, e cila demonstroi një dëshirë të madhe për të fituar, por sigurisht edhe vullnetin për të arritur rezultate pozitive. Kjo fitore në transfertë, është një plus, megjithatë për mendimin tim rëndësi kanë trepikët dhe jo ndeshjet brenda apo jashtë fushe. Jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës, dhe mendoj se ne do të arrijmë me sukses objektivin tonë: ngjitjen në kategorinë e parë. Për këtë do të na ndihmojë mbështetja e plotë e drejtuesve të klubit si dhe disa përforcime në merkato, që do ti bëjmë gjatë kampionatit.
Shaban Sulce