E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet njëri nga mafiozët më të kërkuar

Bruksel, 5 gusht – Ministri italian i Punëve të Brendshme, Roberto Maroni, ka përshëndetur sot arrestimin e anëtarit të mafias napolitane “Kamora”, Vitore Piroci (58), që ndodhej në listën e kriminelëve më të kërkuar në Itali.
Pirocin e kapën policia italiane dhe agjentët e Interpolit në një banesë në pjesën qendrore të Brukselit.

Arrestimi i Vitore Pirocit përbën një nga sukseset e shtetit italian në luftë kundër “Kamores”, është shprehur Maroni.

Piroci, që përshkruhet si njëri nga udhëheqësit e anëtarëve të familjes Marijalno Kamora nga Napoli, ndodhej në arrati që nga viti 2003.

Ai përballet me dënim 15-vjeçar për shkak të kontrbandimit të narkotikve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›