Arrestohet njëri prej mafiozëve më të kërkuar në Meksikë

Sipas prokurorëve, “bosi” i prangosur, Jose Antonio Torres Marrufo, është njeriu që urdhëroi personalisht sulmin mbi një qendër për trajtimin e personave të droguar, ku u vranë 18 persona.
Pasi mjekët u larguan ose u vranë, pacientët u rreshtuan pas një muri dhe u pushkatuan një nga një.
Torres Marrufo u arrestua në Leon, në pjesën qendrore të shtetit të Guanohuatos, së bashku me truprojën e tij. Në çastin e prangosjes, të dy mafiozët kishin me vete një sasi droge sintetike dhe një arsenal të vogël armësh.
Sipas shefit të luftës kundër narkotikëve në policinë meksikane, Ramon Eduardo Pequeno, arrestimi i Marrufos përbën një goditje të rëndë për kartelin.
Mbi të rëndojnë disa akuza të rënda, midis të cilave vrasje të shumëfishta, trafik i organizuar droge, zhvatje dhe pengmarrje.