E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fidel Castro bën një paraqitje të rrallë publike

Ish-presidenti kuban, Fidel Castro, ka bërë një paraqitje të rrallë në publik, duke njoftuar për librin e tij me kujtime. Libri i titulluar "Guerili i kohës", gati 1 mijë faqe, lidhet me fëmijërinë e tij dhe ardhjes në fuqi pas revolucionit në Kubë.

Botimi me dy vëllime bazohet në rrëfimin e Castros përballë gazetares Katiuska Blanco dhe përshkruan gjithë jetën e tij, që nga fëmijëria e tij, rritja e deri tek ardhja në pushtet me revolucionin e Kubës.

Gjatë fjalës së tij, Castro foli dhe për çështjet aktuale , ndërsa u bëri thirrje kubanëve se është detyra e tyre të mbrojnë Kubën dhe mbarë njerëzimin në këtë planet.

Kjo ishte hera e parë që Fidel Castro u shfaq në publik, që nga seanca e mbylljes së Kongresit të Partisë Komuniste, në prill të vitit të kaluar. Castro ia dorëzoi presidencën e të vëllait të tij Raul në vitin 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›