Gjirokastër, vetëvritet me çifte i moshuari, shkak depresioni

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me çifte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës ku 79-vjeçari Maze Basho është vetëvrarë me armë në banesën e tij.
Mësohet 79-vjeçari jetonte vetëm me fëmijët e tij pasi bashkëshortja kishte kohë që kishte ndërruar jetë. Sipas hetimeve paraprake mësohet se shkak i vetëvrasjes është gjendia depresive që i moshuari kishte kaluar.
I moshuari Basho është viktima e katërt për këtë vit në qarkun e Gjirokastrës pas humbjes së jetës në mënyrë tragjike të një çifti në fshatin Dhoksat dhe aksidentit të djeshëm ku humbi jetën një 22-vjeçare.