E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, arrestohen 3 persona për vepra të ndryshme penale

Gjatë dy ditëve të fundit, policia e Fierit ka bërë të mundur ndalimin e një personi të shpallur në kërkim dhe arrestimin e dy personave të tjerë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim Artur Dinaj, 34 vjeç banues në Fier.
Me vendim të Gjykatës së Apelit Vlore, 34-vjeçarit i është ka caktuar masa e sigurisë "Arret në burg", për veprat penale "Kanosje", "Mbajtje pa leje të armëve luftarake" e "Prishje të rendit e qetësisë publike".
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe dy shtetasit Xhevahir Selami 30 vjeç i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe Petrit Seitaj 61 vjeç i cili akuzohet se ka plagosur me sende të forta shtetasin Sokrat S. 38 vjeç, pas një konflikti për motive pronësie.
Ndërkohë policia bën me dije se gjatë orëve të natës së djeshme në fshatin Shenpjeter të Fierit, persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë derën e kishës së këtij fshati dhe më pas kanë vjedhur këmbanën prej bronxi të kësaj kishe, e cila peshon afërsisht 90 kg. Sipas policisë po punohet intesivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›