E Diel, 1 Nëntor 2026

“Moleri” i rektorit përjashtohet nga fakulteti

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 11:28

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Ron Gjinovci, është përjashtuar përgjithmonë nga Fakulteti i Shkencave Matematikore-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, për shkak se gjatë ceremonisë së 41-vjetorit të themelimit të UP’së, së bashku me aktivistin tjetër Durim Jashari, i kishin hedhur ngjyrë të kuqe rektorit Mujë Rugova. Vendimi është marrë të mërkurën nga fakulteti.

Derisa Gjinovci nuk ka dashur të komentojë përjashtimin e tij, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur vendimin të papranueshëm dhe ka paralajmëruar se nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj këtyre veprimeve, ashtu si dhe ndaj vendimit të gjykatës për dënimin me një muaj burg të Gjinovcit e Jasharit.

Për Gjinovcin pritet të merret vendim edhe nga Fakulteti Filozofik, ku ai studion, ndërsa në procedurë është edhe Durim Jashari në Fakultetin Juridik.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›