E Diel, 1 Nëntor 2026

France bie helikopteri i destinuar per ne Shqiperi 6 viktima

Gjashtë persona kane humbur jetën, ndërsa helikopteri i tyre u përplas në një zonë malore në Provence, në juglindje të Francës. Bëhet fjalë për një prej dy helikopterëve, të cilët do të merreshin në dorëzim pasditen e të enjtes nga Forcat e Armatosura Shqiptare.

Lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila pritet të japë edhe detajet e aksidentit në një njoftim për shtyp.

Sipas agjencive të huaja helikopeteri humbi kontaktet me kullën e kontrollit rreth orës 13:40 të së mërkurës dhe minuta më pas u përplas në Verdon Gorge, një zonë e frekuentuar për alpinistët.

Helikopteri “Super Puma”, i përkiste kompanistë së aviacionit “Eurocopter” dhe ndodhej në një test që përfshinte pilotë dhe inxhinierë.

Ne vendngjarje kanë mbërritur një grup alpinistësh dhe zjarrfikës, ndërsa një helikopter mjekësor u nis, por nga përplasja askush nuk kishte mundur të mbijetonte.

Hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun e aksidentit te rende ndersa mesohet se helikopteri ishte i destinuar për ushtrinë shqiptare dhe ndiqej nga një helikopter i dytë në kohën e aksidentit .

Ndërkaq në një njoftim mediat Minsitria e Mbrojtjes njofton se është anuluar ceremonia e parashikuar me rastin ardhjes sot në Aeroportin e Rinasit (pjesa ushtarake) të dy helikopterëve të prodhuar në bazë të kontratës me kompaninë franceze “EUROCOPTER”, e cila do të zhvillohej në Komandën e Forcave Ajrore
në Rinas, për shkak të aksidentit të ndodhur dje në alpet e Francës me helikopterin “Cougar”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›