E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet pasi hodhi këngët e “Guns N’Roses” në internet



Një amerikan është arrestuar nga FBI-ja pasi hodhi ilegalisht në internet këngë të albumit të ardhshëm të Guns N’Roses, “Chinese Democracy” (Demokraci Kineze) i cili pritet të dalë nga fansat që prej 15 vjeësh. Kevin Kogill, mbiemri i të cilit në internet është Skerl, akuzohet për dhunim të të drejtave të autorit pasi hodhi në rrjet pa autorizim në faqen e tij, nëntë këngë të albumit të grupit amerikan që nuk ka dalë ende. Fansat e Guns prej 15 vjetësh po punojnë për albumin fantazëm, i cilësuar me ironi nga “New York Times” në vitin 2005 si më “i shtrenjti që është regjistruar ndonjëherë në historinë e muzikës”. Skerl, ftoi vitin e shkuar disa studiues muzike të dëgjonin këngët në faqen e tij. Avokatët e grupit i ishin drejtuar nënpërmjet një letre këtij personi duke u shprehur të largonte menjëherë këngët nga faqja e tij, por sipas FBI-së ai u kishte thënë se vizitorët ishin kaq të shumtë në numër sa nuk mund të bëhej gjë. Kogill, nëse do të shpallet fajtor në sajë të të ardhurave nga këto këngë, mund të rrezikojë deri në 5 vjet burg.

29 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›