E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhenifer Aniston beqare me unazë në gisht



Xhon Mejer i tha lamtumirë me një mesazh ne telefon. Pas disa ditësh ai u fotografua me një tjetër femër në pishinë. Xhenifer nuk e priti keq, të pakën në dukje. Për shtypin aktorja deklaroi se nuk ishte tronditur aspak nga prishja e fejesës. Më pas ajo u fotografua në dalje të restorantit Madeo në Hollivud e qetë dhe me një unazë në dorën e majtë e cila i habiti fotografët. Pse një beqare duhet të mbajë një unazë të vyer pikërisht në vendin që duhej të mbahet unaza që sinjifikon dashurinë? Kështu nisi gjuetia e princit të kaltër të Xhenifer, e magjepsur në të shkuarën nga ish-bashkëshorti Bred Pit. Në restorant, Aniston ishte e shoqëruar nga Wudi Alen dhe bashkëshortja e tij Son Yi, mbase për të folur për ndonjë rol të ardhshëm në ndonjë nga filmat e regjisorit të famshëm. Karriera para gjithçkaje...

29 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›