Arti vetmitar i Abdurrahim Buzes

Sot pervjetori i 105 i njerit prej eterve te piktures shqiptare. Aq vepra sa mosha e tij ekspozohen deri ne prag te Krishtlindjes.
Tablo te jetes se gjalle malesore po edhe variacione fine te nudos femerore dhe miteve mbi te bocete te veprave qe dalin per here te pare nga koleksioni i Buzes arti qe ai realizoi ne studio
Gjithcka qe krijoi ne 55 vjet krijimtari Abdurrahim Buza 1905-1987 dhe qe nuk u ekspozua kurre neper galerite e Tiranes doli ne drite per pak dite permes ekspozites Buza 105-vjecar ne hollin e Universitetit Amerikan te Tiranes.
Sot 22 dhjetor behen plot 105 vite nga lindja e Plakut Buza dhe kete rast i biri e kujtoi me kete ekspozite ku per here te pare i prezantohen shikuesit 105 bocete te pikturave vizatimeve akuareleve temperave te realizuara ndermjet viteve 1929 deri me 1986 nje vit para vdekjes.
Buza biri beri kete zgjedhje sepse mendon qe keto pune i vlejne publikut per nje komunikim te pare me artin qe Abdurrahim Buza krijoi ne studio i lire i pavarur nga skema e realizmit socialist.
Si njihej artisti deri ne kete kohe
Neper ekspozita prezantohej me tablo qe kishin nje ide qe i sherbente ceshtjes kombetare. Ne fund te fundit realizmi socialist nuk e perjashtonte temen patriotike thote Kujtim Buza dhe thekson qe keto piktura nuk jane fshehur skutave senduqeve apo neper tavane.
I ka pasur ne studio dhe ua ka treguar miqve shkrimtare piktore poete.
Ndihet kjo lloj lirie per te cilen Kujtim Buza flet duke iu referuar disa puneve ne ekspozite. Prezantohen aty portrete te vrara te burrave malesore me nofulla te dala e sy te shqyer qe shprehin hapur urrejtjen mllefin por thelle edhe pikellimin e vuajtjen.
Nje kolegu i tij nje dite i tha ta beje malesorin pak me te bukur.
Abdurrahimi iu pergjigj Ti ke te drejte edhe ashtu mund te behet por ky malesor nuk te sheh ty ai sheh shkjaun qe nuk mundet ta shohe me sy te qete e te perlotur sjell nder mend nje kujtim para vizatimit me laps te malesoreve i biri i artistit.
Ka shume piktura dhe akuarele qe i kushtohen jetes ne malesi dasma malesore bariu qe i bie fyellit per vashen e bukur nusja dhe dhendri ne diten e dasmes vjehrra me nusen ne cast grindjeje.
Nudot. Ato meritojne vemendje me vete. Nudoja femerore ne pikturen e Buzes eshte e lirshme. Ajo nuk eshte nje model statik qe pozon para piktorit. shte e gjalle joshese provokuese. Ne jo pak tablo shihet qe piktori e ka zbehur portretin e saj.
Me teper i intereson levizja dhe marredhenia qe krijon me figurat e tjera. Ne njeren femra i jepet bashkeshortit diku tjeter rrezikohet nga dikush qe kerkon ta dhunoje dhe ne disa te tjera ajo luan me mjellmen.
shte nje ndikim nga miti grek Leda dhe Mjellma.
Buza i ri shpjegon se i ati u njoh me figuren e njeriut qysh ne bankat e Shkolles Normale te Elbasanit me tej u perfeksionua ne Akademine e Firences nen ndikimin e artit te mjeshterve italiane Correggio Raffaelli Tiziani.
Ai mesoi atje te vizatoje figuren e njeriut te njihet me njeriun dhe boten e tij per te sjelle ne Shqiperi nje pikture realiste me elemente impresioniste dhe postimpresioniste. Madje cikli i portreteve te tij te vitit 1934 jane te parat portrete kur njeriu dhe fytyra e njeriut pikturohet me ngjyrat e luleve ne to ka jeshile te kuqerremte portokalli. Ishin reflekset dhe ngjyrat qe fitonte portreti ne natyre.
Por me tej artisti zhvilloi nje individualitet. Zgjodhi te shprehet me nje gjuhe te vecante permes metafores alegorise ironise sarkazmes. Kjo gjuhe eshte evidente ne disa prej cikleve qe ruhen ne koleksionin e plote te paekspozuar te Abdurrahim Buzes nje cikel kushtuar dashurise femres figurave mitologjike dhe sidomos mitit grek Leda dhe Mjellma.
Me ekspoziten Buza 105-vjecar zbulohet vetem maja e ajsbergut te asaj pjese te krijimtarise qe Abdurrahim Buza krijoi per me shume se gjysme shekulli ne studion e tij. Studioja ruhet sot e paprekur ne apartamentin 13 ne rrugen Bajram Curri.
Ne kohen kur Buza jetoi atje nga 1973 deri ne 1986 mbante emrin Rruga Perlat Rexhepi.
Koleksioni i tij i plote permban me qindra vizatime akuarele tempera dhe piktura ne vaj qe jane pjese e cikleve qe u prezantuan nga data 15 dhjetori deri me 22 dhjetor. Aty ruhet nudoja e pare qe artisti realizoi me 1935 pak kohe pasi ishte martuar. Zonja qe i qendroi model piktorit ishte e shoqja.
Ne kete koleksion jane ruajtur edhe vizatimet me boje kine e stilolaps brenda fletoreve 5-lekeshe te vizatimit. Jam i bindur qe ruaj nje pjese te shpirtit te tij thote Buza dhe premton qe cdo vit do te zbuloje gjithe koleksionin.
Pune te tjera te Buzes ruhen ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane ne koleksioniste te artit ne Shqiperi dhe Kosove.
Dritero Agolli per poezine ne krijimtarine e Buzes
Ne qender ai ve dicka qe ta mbaje dicka qe ta beje te mendoje spektatorin. Dhe njeriun ndjen nje humor te lehte fare te lehte ashtu sic e ndjen edhe nje cast tragjik te thelle dhe nje cast gezimi te thelle. A nuk ndjejme nje humor te lehte kur burra te mocem e djem te rinj luajne kala dibrance.
A nuk ndjejme nje cast tragjik te thelle kur refugjate te mocem e te mitur braktisin vendlindjen me buze te plasur sic e braktisin sot shume njerez ne vende te ndryshme te botes A nuk ndiejme nje krenari kur malesori behet vete zot i maleve A nuk ndiejme nje gezim kur gruaja mban ne gji femijen dhe e ushqen me qumesht te bardh
Kur ne veper eshte edhe humori edhe tragjikja edhe krenaria edhe gezimi edhe qumeshti edhe toka atehere themi se artistit i vjen pjekuria. Ai ka nje taban ka nje adrese ka nje emer qe nuk mund ta ngaterrosh me te tjeret...
1980
Biografia
Abdurrahim Buza sot do te ishte 105 vjec. Ai u lind me 22 dhjetor 1905 Shkup ne nje familje gjakovare. Formimi i tij nisi ne Shkollen Normale te Elbasanit dhe me tej ne Akademine e Firences ku iu dha e drejta permes nje burse qe te ndiqte studimet per pikture monumentale dhe dekorative nga viti1928 deri me 1933.
Studioi ne klasat e Cesare Ferros dhe Galileo Chinit. Kthehet ne vendin e tij pas perfundimit te studimeve ku fillon punen si mesues vizatimi ne Shkollen Teknike dhe Gjimnazin e Tiranes te paren shkolle vizatim ku jepte mesim Odise Paskali dhe Andrea Kushi.
Me 1946 me themelimin e Liceut Artistik te Tiranes u emerua mesues deri ne vitin 1966. Per 20 vjet punoi krijoi dhe ekspozoi ne Tirane kryesisht mbi temen patriotike. shte autor i tablove Refugjatet Lojerat popullore Azem Galica me trimat Nusja Gjakovare Dasem Kosovare Vikama. U largua nga jeta me 7 nentor 1986 duke punuar me tablone Besa e maleve shqiptare.