Ne kufinjte e poshterimit dhe lojes me zjarrin
Ndersa opozita dhe partneret nderkombetare prisnin nga Berisha pergjigjen qe do te conte ne shkuljen e krizes ky e nguli me thelle ate.
Me marifete dhe lidhje te shkurtera juridike qe nuk eshte e veshtire te kombinohen ne pyllin e legjilacionit tone ai refuzoi edhe oferten e reduktuar te opozites qe perjashton nga hetimi kutite e fleteve duke u fokusuar vetem te kutitie e materialeve zgjedhore. Me kete qendrim shumica parlamentare zbuloi plotesisht kembet e veta ne lidhje me bllofet qe ka bere pergjate vitit per te penguar trasparencen.
Legjenda e sterzgjatur e fleteve te votimit sikur ishin ato shkaku qe nuk pranohej trasparenca doli qarte se ka qene vetem nje sebep. Nje sebep qe u dogj perpara se te digjen fletet.
Sebepet e reja qe u shqiptuan pardje ne Komisionin e Ligjeve dhe ne grupin parlamentar te PD-se jane shgenjyese jo me per opoziten por ne radhe te pare per te gjithe ata njerez analiste politike intelektuale apo qytetare te thjeshte qe kane besuar se kryeministri do te ruante nje minimum koherence dhe vije logjike ne historine e ngerqit per trasparencen e zgjedhjeve.
Ne syte e ketyre njerezve Berisha mohoi vetveten dhe hapi nje kapitull te ri tensioni me opoziten dhe faktorin nderkombetar. Ai sfidoi rrezoluten e Parlamentit Europian te muajit qershor dhe raportin e Komisonit Europian te muajit nentor te ketij viti.
Rrezoluta i kerkon Kuvendit te Shqiperise hetimin e materialeve zgjedhore. Raporti qe shoqeron refuzimin e kerkeses se qeverise per marrjen e statusit te vendit kandidat ve ne dukje mungesen e gadishmerise se qeverise per tju pergjigjur propozimeve te partise socialiste per zgjidhjen e krizes.
Ky paragraf kritik i referohet periudhes se veres dhe vjeshtes kur qeveria refuzonte propozimin e opozites per te filluar hetimin e material zgjedhore nderkohe qe ceshtja e fleteve te cohej per opinion ne Komisionin e Venecias.
Le te imagjonojme se cfare do te shkruhej sot ne Bruksel per qeverine shqiptare qe ka refuzuar hetimin edhe pasi opozita i la fare fletet. Le te imagjinojme cdo te shkruhej sot kur kjo qeveri i ka ngrene fjalet ne lidhje me kompozimin e komisionit.
Berisha ka deklaruar solemnisht me dhjetra here para nderkombetareve dhe publikut shqiptar se opozita do te kete shumicen ne komisionin hetimor. Edhe rrezuluta e Parlamentit Europian kerkon nje komision me shumice nga opozita dhe te drejtuar prej saj. Tani papritur Berisha e terheq ate qe ka premtuar e injoron ate qe i eshte kerkuar. Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian jane shperfillur dhe sfiduar me tendence ne qendrimin e ri te qeverise.
Ndihet qarte se kryeministrit i Shqiperise eshte i zemeruar me raportin qe shoqeron refuzimin e kerkeses se tij per marrjen e statusit te vendit kandidat. Natyrisht megjithese po mban heshtjen e lodhjes dhe deshtimit me Shqiperine Bashkimi Europian nuk e ndjen zemerimin e qeveritarve te Shqiperise vogel.
Pasojat e ketij zemerimi bien ne radhe te pare mbi qytetaret shqiptare. Duke sfiduar Bruskelin integrimi i Shqiperise vonohet edhe me shume perpektiva e zgjedhjeve te lira zbehet shpresa e nje ringjalljeje ekonomike largohet.
Por me keto pirueta politike ku cfare thuhet sot mohohet neser sfida e madhe i eshte bere opozites dhe opozitarizmit. Ka gjithnje nje dialektike dhe nje etike ne bashkeeksistencen bashkeveprimin komunikimin dhe perplasjen midis shumices dhe opozites. E gjithe kjo nenkupton nje thirrje apo nje jehone te arsyes ne veprimet dhe kunderveprimet e paleve ne funksion te nje kompromisi.
Njera pale terhiqet nje hap tjetra nje gjysem hapi pastaj afrohen drejt nje pozicioni qe duket se i nxjerr faqebardhe dhe me dinjitet te dyja palet. Kjo histori eshte e vjeter dhe shume e pasur me shembuj.
Por cmund te thuhet ne rastin kur njera pale megjithese shume e forte me mbeshtetje te gjere ne publik dhe jashte vendit nje dite prej ditesh ne emer te kompromisit mungesa e te cilit ka shkaktuar deme te medha ne vend vendos te perqafoje opsionin e pales kundershtare dhe sakaq pala kundershtare nxjerr bishta i kthen kurrizin apo i hidhet me thonj
Nje sjellje si kjo eshte poshteruese eshte te ndezesh luften do te thoshte Emanul Kanti. Ne fakt edhe nje analist i kultivuar proqeveritar nenvizonte dje pa cituar Kantin se qendrimi pardjeshem i qeverise ndaj propozimeve te opozites per hetimin e zgjedhjeve eshte ne kufinjte e poshterimit.
Rrtjedhimisht te lojes me zjarrin.
Vetem driteshkurtesia mund te shohe perfitime duke menduar te fyeje te provokoje apo te poshteroje opoziten. Opozita vetem eshte rritur duke kerkuar zgjidhje. Qeveria vetem eshte zvogeluar duke u pergjigjur me bllofe dhe me tallje. shte ne loje nje ceshtje e madhe qe nuk duron shakara.
Opozita do te vazhdoje perpjekjet me te gjitha mjetet legale por lufte ajo nuk do te beje ne kuptimin e perdorimit te dhunes. Ajo ka bere te qarte se per shkak te refuzimit te trasparences zgjedhjet e ardhshme jane ne rrezik. Miqte dhe partneret tane nderkombetare nuk kane nevoje ta degjojne nga opozita kete sinjal alarmi.
Ata e ndjejne e degjojne e shohin vete. Ata e dine me mire se ne se cili eshte cmimi i hedhjes se dorashkave dhe i prishjes se zgjedhjeve. Europa dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane investuar e investohen per nje Shqiperi demokratike. Europa e lenduar dretperdrejti nga qendrimet e fundit te qeverise po matet te thote te veten. Por si ne nje stafete nuk jane vonuar asnje minut Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Deri me sot ky vend i madh mik ka folur per hetimin e zgjedhjeve kryesisht permes OSBE-se dhe institucioneve europiane. Ka folur edhe permes ambasadorit te saj ne Tirane. Deklarata e djeshme e ndihmessekreatrit te shtetit Tom Countruman perben nje zhvillim te ri dhe eshte nje lajm i mire per Shqiperine. Do te thote se kriza nuk mund te mbahet peng nga kerkush. Zgjidhja e saj eshte fati i saj i vetem.