Arrestohet për falsifikim biznesmeni i gomave
KORÇE – Arrestohet pas tentativës për të përfituar një tender, duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Policia e Korçës bëri të ditur dje arrestimin e Artan Lavdarit, 43-vjeç, lindur dhe banues në këtë qytet, administrator i firmës private të gomave “Tani” sh.p.k. Arrestimi i Lavdarit u bë i mundur rreth orës 13:20 të ditës së djeshme nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Mësohet se shkak për arrestimin e tij është bërë një dokument i falsifikuar nga ai vetë, me të cilin ka marrë pjesë në një tender të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Korçës. Duke përdorur dokumentin e falsifikuar Lavdari kishte për qëllim fitimin e tenderit të organizuar nga Drejtoria e Policisë, për blerjen e gomave të automjeteve të kësaj drejtorie. Por gjatë verifikimit të dokumenteve të paraqitura nga ana e 43-vjeçarit, Sektori i Krimit Ekonomik mundi të evidentojë falsifikimin. Sipas burimeve policore mësohet se, dokumenti i falsifikuar ishte një “Vërtetim i Zyrës së Përmbarimit”. Menjëherë pas evidentimit të këtij fakti, agjentët e antikrimit kanë bërë të mundur ndalimin e 43-vjeçarit Lavdari dhe shoqërimin e tij në mjediset e komisariatit të Korçës. Bëhet e ditur se mbi biznesmenin rëndon vepra penale e “Falsifikimit te dokumenteve”. j.gj