Turizmi buzë liqenit, do rrafshohen 120 ndërtime pa leje
SHKODER - Ndërtimorët paralajmërojnë të rrafshojnë të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e bregut të liqenit të Shkodrës.
Dy zonat më të prekshme do të jenë Shiroka dhe Zogaj, ku më shumë se 120 ndërtime, përfshirë këtu lokale apo banesa, pritet të shemben. Pas 18 vitesh ndërtimesh pa kriter dhe pa asnjë studim urbanistik në këtë zonë turistike, më së fundi pronarët e ndërtimeve kanë filluar të ndiejnë praninë e shtetit. Pronarët e këtyre ndërtesave, që rrezikojnë shembjen bënë të ditur se, ditët e fundit Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit, i cili ka nën juridiksionin e tij zonat e mbrojtura, siç është Shiroka, ka bërë njoftimet paraprake për prishjen e të gjitha ndërtimeve të paligjshme në këtë zonë. Pas hedhjes në një hartë së të gjitha ndërtimeve, që ndodhen përgjatë bregut të Liqenit të Shkodrës nga ura e Bunës deri në Zogaj, si dhe pas hartimit të planit rregullues hapësinor të kësaj zone nga ana e GTZ-së, ka nisur verifikimi i të gjitha ndërtimeve, lejeve të ndërtimit, ligjshmëria e tyre etj. Në të gjitha këto raste, pronarëve të ndërtimeve u kanë shkuar fletët e paralajmërimit me nënshkrimin e titullarit të Inspektoratit Kombëtar të Ndërtimit. Atyre u është marrë nën-shkrimi për vënie në dijeni. Shumë pronarë nxituan të legalizojnë ndërtesat e tyre, por Aluizmi deklaroi se zona e Shirokës dhe e Zogajt nuk do të përfshihet në legalizim, pasi bëhej fjalë për një zonë turistike dhe të mbrojtur. r.d