Gjirokastër, antraksi shpërfytyron 13-vjeçaren
Regjistrohet në Gjiro-kastër rasti unikal në vend i formës më të rëndë të antraksit.
GJIROKSTER/ PIRRO NASE
Mbartëse është një 13-vjeçare nga fshati Kopaçe i Delvinës. Ajo e ka marrë infeksionin nga një pickim në fytyrë i një insekti bartës i virusit 10 ditë më parë. Ndonëse për momentin, vogëlushja është shpërfytyruar nga pasojat e kësaj sëmundjeje, sipas mjekëve ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi zhvillimi i infeksionit nuk i ka prekur organet jetësore. Gjatë 24 orëve të para pas pickimit fytyra e të miturës ka pësuar një deformim të rëndë të ngjashëm me atë të një personi të paralizuar facialisht. Sipas shefit të Pavijonit Infektiv në spitalin e Gjirokastrës Artan Mema, R. Çako është paraqitur në këtë spital mesnatën e 27 korrikut në gjendje të rëndë me shenja të zbehjes në fytyrë dhe temperaturë të lartë. Pas ndihmës së parë nga bluzat e bardha të këtij spitali, 13-vjeçarja është dërguar për një ndërhyrje më të specializuar në kryeqytet e prej andej ajo është rikthyer në spitalin e Gjirokastrës për t’iu nënshtruar një kure intensive. Pas analizave të kryera në Tiranë, Çako është diagnostikuar me “Antraks-Kuton”, që është forma më e rëndë e kësaj sëmundje në lëkurë si dhe celulit facial. Diagnoza është vlerësuar nga ana e specialistëve si një ndër unikalet në të gjithë vendin, për shkak të përparimit të madh të infeksionit. Sipas mjekut Mema, 13-vjeçarja është me fat, që nuk ka pasur përparim të fryrjes së pjesës së poshtme të fytyrës në grykë, pasi kjo do t’i shkaktonte asaj bllokim të frymëmarrjes. Burimet spitalore pohuan se në qytetin e Gjirokastrës, që prej janarit të këtij viti numërohen mbi 12 raste me sëmundjen e antraksit në forma të ndryshme.