E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Decentralizimi fiskal ende problem

Në prezantimin e projektit të USAID për qeverisjen vendore ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu ka bërë thirrje për bashkëpunim mes qeverisë dhe pushtetit vendor, përtej përkatësive politike. Teksa e vuri theksin tek transparenca e transferimit të forndeve dhe përmirësimi i menaxhimit publik, ai shprehu mbështetjen që SHBA i jep këtij partneriteti dhe besimin e tejkalimit të kësaj sfide.
“Kërkohet dialog mes përfaqësuesve të qeverisë qendrore dhe vendore Transferimi i fondve nga qendra në vendorët të jetë i drejtë dhe transparent. Shërbimet publike të përmirësojnë menaxhimin. Kam besim se të gjithë ju do kaloni këto sfida. Qevera e SHBA-së e mbështet këtë partneritet dhe ta cojmë pëpara këtë mbështetje të rëndësishme”- u shpreh Arvizu.

Berisha: Shqipëria dixhitale me rëndësi për qytetarin
Nga ana e tij kryeminsitri Sali Berisha e vuri theksin tek decentralizimi fiskal, i cili sipas tij për motive politike nuk ka ecur ashtu si duhet, pasi marrëveshja që u arrit me shoqatat nuk u votua në parlament ndërsa theksoi se me këtë projetk do të ridimensionohet decentralizimi fiskal dhe qeveria do të ndajë të ardhurat fiskale mbi bazë ligjehs transparente.

“Eksperimenti i parë i bërë me taksën e biznesit të vogël, nuk mund të konsiderohet i suksesshëm. Mosrealizimi vjen nga mosmbledhja, mosadministrimi si duhet i taksës së biznesit të vogël. Nuk duhet të kemi pengesa në decentralzimin fiskal, por ju e dini cila është përqindja e taksës së pasurisë. Janë simbolike shumat që ju mblidhni si taksë pasurie. Regjistri i fundit dëshmon se pothuaj gjysma e familjeve shqiptare kanë më shumë se një banesë, pse duhet të nguroni të mblidhni taskën e pasurisë në këto rrethana. Pse Peja, 60 km nga Kukësi, të ketë rreth 18% të buxhetit të saj nga taksa e pasurisë dhe Kukësi apo Saranda kanë gjithsej 5%”-theksoi kryeministri.

Ndërkaq kryemisnitri shprehu gatishmërinë për t’u dhënë vendorëve çdo kompetencë për ujësjellësat ,për të marrë përsipër një menaxhim efiçent të burimeve.
“Nëse mendojmë se do ecim si në socializëm pa paguar, do ecim mbrapa. Duhet të forcojmë disiplinën në të gjitha hallkat. Nuk ka gjë më kryesore se të ardhurat buxhetore për ju”- u shpreh kryeministri.
Gjithashtu ai u bëri thirrje vendorëve për të ushtruar kompetencat e tyre pë rtë drejtën e administrimit të territorit dhe mjeteve për të ushtruar këtë të drejtë.

“Do ndajmë një seri taksash me ju në bazën e këtij projekti. Ju bëjmë thirrje ju të ushtroni kompetencat tuaja. Gjykata kushtetuese e më vonë parlamenti ju dha të drejtën e administrimit të territorit dhe mjetet për ta ushtruiar atë të drejtë. Në këtë projekt fat i madh që parashikohet planifikimi. Duhet të gjejmë të gjithë forcën e ligjit për të vendosur ligjin në hapësirën territoriale aty ku jetojmë”-shtoi më tej ai.
Berisha deklaroi se USAID po asiston në mënyrë që të shfrytëzohet partneriteti publik-privat për zhvillimin e qyteteve dhe komunave për shfrytëzimin e pasurive të territroreve ku ju qeverisni në interesin më të mirë të qytetarëve.

“Projekti parashikon dixhitalizimin e një seri shërbimesh dhe procesesh. Dhe kjo përbën domosdoshmëri të madhe në përpjekjen tonë për Shqipërinë dixhitale. Ajo është Shqipëria transparente dhe e shërbimeve më të mira ndaj qytetarëve”- theksoi kryeminsitri ndërsa shtoi se nuk ka patur asnjë ankesë për shpërndarje fondesh mbi baza partiake.

Ndërkaq ai tha se nëse në 2005 kishte standarde të papranueshme decentralizimi, gjatë këtyre viteve janë bërë hapa të mëdhenj.
“Në një raport të ri që ne e quatjtëm partneritet pushtet vendor- e qendror ne ia dolëm të investojmë në mbarë vendin, në qytet e fshatra, në të gjitha zonat e këtij vendi, miliarda euro, që të gjitha me qëllimin e vetëm, për të ndërtuar për qytetarët shqiptarë infrastrukturën që ata nuk kishin, infrastrukturën që ata meritojnë”- deklaroi ai, teka u shpreh se pa këtë partneritet sot nuk do të mund të kishim një realitet të ri infrastrukturor në Shqipëri.

Basha: Nevojë akute ndarja territoriale
Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha i pranishëm në prezantimin e projektit të USAID e vuri theksin tek rëndësia e decentralizimin për të ofruar një shërbim më të mirë qytetarëve, ndërsa bëri apel për bashkëpunim për planifikimin e ndarjes territoriale, të mos jetë peng i axhendave parlamentare.
“Jemi në dialog të përhershëm me qeverinë qendrore për decentralizimin, jo vetëm për të marrë kompetenca, por për të ofruar me efiçencë më shumë përgjegjshmëri në raport me atë që kërkojnë qytetarët. Shërbimin ndaj qytëtarve dhe biznesit sa më të mirë dhe të lehtë”- u shpreh Basha, ndërsa shtoi se janë reduktuar 60 tarifa e taksa vendore.

“Nevojë akute për të planifikuar ndarjen territoriale të Shqipërisë. Shërbimi ndaj qytetarëve do të përmirësohej me ketë ndarje dhe të mos jetë peng i axhendave politike në parlamentin e Shqipërisë”-apeloi Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›