Arvizu darkoi dje me Ramen

Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu dhe kryetari i PS-së Edi Rama të shoqëruar edhe nga bashkëshortet e tyre, darkuan në një nga restorantet e kryeqytetit mbrëmjen e të enjtes për më shumë se 3 orë. Në fund të kësaj darke e cila u përcoll live nga mediat, dy protagonistët nuk dhanë asnjë koment. Ky takim vjen në kohën kur në politika shqiptare nuk po arrin të gjejë konsensusin sa i takon reofmës zgjedhore dhe ka debatet për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të republikës. Bllokimi i reformës zgjedhore erdhi në momentin e fundit kur pritej përmbyllja e saj pasi, lideri socialist Rama hodhi në tryezën propozimin për zgjedhjen e njërit prej anëtarëve të KQZ-së nga ana e avokatit të popullit. Përce kësaj PS doli edhe kundër propozimeve të ODIHR sa i takon përdorimit të kufizuar të teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Politikës shqiptare i është lënë afat deri në 24 maj me qëllim që ajo të gjejë konsensusin për mbylljen e reformave nga ana e Komisionit Europian.