E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për kanosje djali i vëllait të Hashim Thaçit

Leutrimi, djali i Gani Thaçit, vëllait të kryeministrit Hashim Thaçi është arrestuar mbrëmë (e mërkurë) nga policia e Kosovës nën akuzën për kanosje, mësojnë burime të Indeksonline. 

Ai ishte arrestuar pas një përleshje me një person tjetër. Indeksonline mëson se personi me të cilin ishte rrahur Leutrimi është  Dardan Feta, të cilin e ka arrestuar policia. 

Që të dy janë liruar gjatë së enjtes.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin "Anex", në qytezën Pejton.

“Mbrëmë Policia e Kosovës i ka arrestuar disa persona të përfshirë në përleshje. Dy prej tyre i është shqiptuar masa e mbajtjes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pashko Vasa” rreth orës 23: 30”, ka thënë zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Florie Ahmeti.

Por ajo ka thënë se nuk mund të konfirmojë me emra rreth të arrestuarve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›