Arrestohet për keqpërdorim seksual të së miturës

Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj kanë arrestuar personin A. SH., 25 vjeç, të dyshuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16 vjeçare”, ka bërë të ditur policia në Ferizaj të premten. S
ipas zëdhënësit rajonal, togerit Agim Gashi, arrestimi është kryer pas paraqitjes së rastit nga ana e prindit të viktimës, sipas ankuesit ,vepra kishte ndodhur në fund të muajit prill.
Pas intervistimit të të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, lënda është proceduar në Gjykatën kompetente në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari është liruar./Indeksonline/