Sabri Godo bëhet me bust në Tiranë

Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha e ka quajtur një ditë të veçantë të sotmen, në të cilën u përuruar busti i Sabri Godos, në shenjë nderimi për jetësimin e kujtimit të tij në kryeqytet.“Imazhi i tij, i përjetësuar sot ndër nesh do të na shtyjë drejt një jete më të drejtë, në favor të çështjeve për të cilat ai luftoi dhe u përpoq”, tha Basha, duke vlerësuar kontributin e madh të dhënë të historianit, politikanit dhe publicistit Godo, raporton Panorama.
Sipas Bashës, vlerat e Godos vështirë se mbështillen me fjalë e fjali.
“Ndryshe nuk shpjegohet se si vetëm një vit e gjysmë nga ndarja prej tij, të kemi një dëshirë të madhe e shtytje të madhe për ta parë të përjetësuar në mesin tonë. Javë, muaj pas ndarjes nga jeta e kësaj bote të mikut tim, Sabri Godo, me dhjetëra kërkesa dhe iniciativa erdhën tek unë si kryetar i bashkisë nga miqtë e dashamirës të tij, një pjesë të të cilëve admirues të thellë, për të pasur kujtimin e tij të përjetësuar në mes të kryeqytetit”- tha Basha./Indeksonline/