E Shtunë, 31 Tetor 2026

Distribuimi është transferuar, paratë ende s’janë paguar?

Vazhdojnë të mbesin të paqarta shumë informata lidhur me përmbylljen e shitjes së kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike. Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk ka dhënë asnjë informacion të premten nëse janë transferuar 26.3 milionë euro të shitjes së distribucionit.Kohavisioni ka bërë përpjekje që të kontaktojë zyrtarët përgjegjës brenda kësaj ministrie, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Problemi tjetër i pasqaruar si duhet është ai për vendimin e nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, e cila ka kërkuar nga KEK-u t’ia paguajë distribucionit 17.9 milionë euro.

Zyrtarë të këtij institucioni nuk kanë pranuar të flasin për kontestin me KEK-un. Në dokumentin e pajtimit të transferimit të distribucionit tek blerësi turk, ZRRE-ja ka shkruar se 17.9 milionë euro janë borxh i mbetur nga viti i kaluar.

Kohavisioni merr vesh se drejtuesit e KEK-ut kanë thënë se korporata nuk ka mundësi për të kryer një pagesë të tillë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›