E Shtunë, 31 Tetor 2026

300 minatorë të Trepçës ndërprenë punën

Minatorët e Trepçës kanë bojkotuar punën në horizontet e minierës. Shkas për këtë ka qenë vendimi i Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka hedhur poshtë vendimin e bordit të AKP-së për ngritjen e pagave për minatorët e Trepçës për 10 për qind.Si raporton KTV, Sabri Ismajli, nga Sindikata e Trepçës, ka thënë se minatorët janë të revoltuar me këtë vendim dhe po refuzojnë t’i kthehen punës. Ai ka thënë se janë duke u munduar që t’i bindin minatorët për t’iu kthyer punës deri në zgjedhjen e një menaxheri të ri bordit të Trepçës, në mënyrë që më pas të punohet në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Ndërkaq, menaxheri i Trepçës, Halil Çela ka thënë se rreth 300 minatorë të ndërrimit të parë kanë ndërprerë sot punën në kundërshtim të këtij vendimi. Çela ka shtuar se ata kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi dhe se minatorët së shpejti do t’i kthehen punës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›