Arrestohet për korrupsion kirurgu i Onkologjisë në QSUT
TIRANE- Është arrestuar pasditen e sotme shefi i kirurgjisë në Onkologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Agim Karaj. Karaj ushtronte profesionin e kirurgut onkolog dhe akuzohet për marrje të rrafshëtëve nga ana e pacientëve për operacionet e kryera. Vlera e ryshfeteve arrinte nga 60 deri ne 70 mijë lekë. Mjeku i QSUT-së ishte vendosur nën hetim nga ana e policisë që prej një muaji. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të policisë, ndërsa hetimi ndaj kirurgut është kryer nga antikorrupsioni e Task Forcës. Arrestimi i tij është kryer pas mbarimit të punës në QSUT me një mandat të lëshuar nga Gjykata e Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se mjeku nuk ka bërë rezistencë ndaj policisë në momentin e arrestimit.
(a.r/Balkanweb)