Sejdiu në Kuvend: Rruga Durrës-Kukës, projekt i madh
Nga Arjona Sinanaj
Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu ka mbajtur një fjalim në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ku ka përmendur rëndësinë e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
TIRANË - Seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë u hap sot me fjalimin e Presidentit të Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu. Ai e ka nisur fjalimin e tij duke shprehur një mirënjohje të thellë ndaj Shqipërisë për mbështetjen që i ka dhënë shtetit të Kosovës.
“Jam këtu t’ju flas me kënaqësi nga pozita e presidentit të Kosovës, shtetit të pavarur sovran e demokratik. Kapitulli ynë i vështirë u mbyll më 17 shkurt kur në shpallëm pavarësinë e shtetit tonë”, ka deklaruar Sejdiu.
Presidenti i Kosovës ka theksuar para deputetëve shqiptarë në Kuvend, rëndësinë e madhe të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Duke theksuar se tashmë Shqipëria dhe Kosova duhet të zgjerojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit mes tyre, Sejdiu ka përmendur këtë rrugë si një projekt madhor jo vetëm për këto dy vende por edhe për të gjithë rajonin.
“Ka ardhur koha që Kosova dhe Shqipëria të zgjerojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Vizita jonë është një inkurajim i veçantë të bashkëpunimit të gjithanshëm. Kosova e sheh Shqipërinë si një nga vendet më strategjike për bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Realizuam projektin më të madh të ndërtimit Durrës-Kukës-Morinë, arterien e fuqishme të Kosovës drejt detit Mesdhe. Kjo është edhe një lidhje për të gjithë rajonin dhe më gjerë”, tha Sejdiu në sallën e Kuvendit Shqiptar.
Më tej Sejdiu ka shprehur arritjet që nga dita e pavarësisë së Kosovës dhe sfidat që tashmë e presin këtë shtet.
“Mbërritja e aspitarës për të qenë të lirë na nxit të mos shohim shumë nga e kaluara, në këto 5 muaj nga deklarata e pavarësisë ne miratuam kushtetutën. Kosova është njohur nga 52 vende dhe pret njohje të reja. Përfaqësuesit diplomatik janë vendosur në 10 shtete duke përshirë edhe Shqipërinë. Integrimi në strukturat euroatlantike janë qëllimet e politikës sonë. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo do të hajë kohë.
Jemi të inkurajuar nga njohja i vendeve fqinje. Duam të kultivojmë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet duke përfshirë këtu edhe fqinjët tanë. Unë thërras liderët e rajonit të bëjnë më shumë që kjo pjesë e Europës juglindore të kthehet në simbol të paqes”, tha Sejdiu në fjalimin e tij në Kuvendin Shqiptar.
Nga ana tjetër kryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli ka falënderuar presidentin kosovar për praninë e tij në Tiranë. “Shqipëria, Kosova dhe rajoni po jeton momente historike, ndaj duhet të kapim momentin. Mirëserdhët në shtëpinë e shqiptarëve, ku do të jeni si në shtëpinë tuaj”, tha Topalli në fjalën e saj përshëndetëse për presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.
(Balkanweb)