Leskaj: Berisha të publikojë lidhjet me Damir Fazlliç
Opozita në Kuvend ka thirrur kryeministrin Berisha në mocionin për debat mbi çështjen “Fazlliç”. Kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leksaj i ka kërkuar Berishës të japë sqarime për akuzat ndaj tij.
TIRANË - Kryetarja e grupit parlamentar të PS Valentina Leskaj i ka kërkuar kryeministrit Berisha të realizojë mocionin për debat për çështjen “Fazlliç”. Leskaj i ka kërkuar Berishës të bëjë transparente marrëdhëniet e tij me Fazlliç nga të cilat sipas PS janë bërë një sërë aferash korruptive të cilat janë bërë publike. “Berisha i ka borxh shqiptarëve dhe kuvendit një rrëfim të sinqertë për Fazlliç. Çështja Fazlliç nuk është thjeshtë një çështje korruptive por është një kapje e shtetit kur për disa kohë Berisha vendos në favor të tij shtetit kur familjarët e tij rezultojnë të lidhur me të”, tha Leskaj.
Më tej kryetarja e grupit kuvendor të PS ka përmendur raportimin para Fazlliç për çështjet e sigurisë kombëtare, gjë e cila sipas Leskaj është një kapje tipike e shtetit. Leskaj ka kritikuar kryeministrin Berisha duke thënë se me taksat e shqiptarëve po kërkon të paguajë ekspertët ndërkombëtarë hetimi dhe kjo është një skandal në një kohë kur prokuroria shqiptare ka nisur një hetim për këtë çështje.
(a.s/Balkanweb)