Arrestohet për mitmarrje presidenti i Federatës së BeH

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se në Sarajevë sot është arrestuar presidenti i Bosnjë e Hercegovinës, Zhivko Budimir.
Arrestimi i tij është bërë pas dyshimeve të bazuara për mitmarrje në këmbim të dhënies së faljeve për të arrestuar.
Aksionin e arrestimit e kanë kryer pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetime e Mbrojtje (SIPA).
Presidenti i BeH u arrestua në kabinetin e tij, në Sarajevë, transmeton Koha.net njoftimet.
SIPA po bastis disa ambiente në Presidencën e BeH, në kryeqytet./Indeksonline/