Vidhte shezlongë, kapet 22-vjeçari
Durrës
Temperaturat e larta dhe nevoja për të pushuar në mënyrë komode e ka çuar në pranga një 22-vjeçar nga Durrësi, ndërsa shokun e tij në kërkim. Nezir Kola u arrestua në flagrancë nga blutë e Durrësit, pasi u kap ndërsa po vidhte disa shezlongë në shtëpinë e një shtetasi në Plazhin e Durrësit. Vjedhjen, sipas burimeve zyrtare të policisë, ai po e kryente në bashkëpunim me Fatjon Xhyvelajn, 20 vjeç, shok lagjeje me të arrestuarin. Gjatë kontrollit të ushtruar, Kolës iu kap dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një armë zjarri, pistoletë model 54 dhe një krehër me 7 fishekë, të cilat i mbante pa leje. I sekuestruar ka përfunduar dhe automjeti tip “Renault” me targa DR5099B me të cilin lëviznin dy të rinjtë.
#