Dy në pranga për thyerje xhamash
Fier
Dy vëllezër janë arrestuar dje nën akuzën e “Shkatërrimit të pronës”, pasi kanë shkatërruar lokalin e një bashkëfshatarit të tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Agimaj, rreth 12 km larg qendrës së qytetit të Fierit. Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të Policisë Fier, mësohet se në orët e para të mëngjesit të së hënës u janë vënë prangat Alem dhe Mitat Hasa, përkatësisht 34 dhe 32 vjeç. Vëllezërit, të dënuar një herë më parë për vjedhje, kanë debatuar me bashkëfshatarin e tyre, Fuat.G., dhe më pas kanë thyer me mjete të forta xhamat e dyerve dhe dritareve të lokalit. Uniformat blu të Komisariatit të Fierit kanë arrestuar pas afro një ore autorët.
#