Lushnje, zjarr në një magazin, 200 mijë euro dëme
Një zjarr ka përfshirë mesnatën e mbrëmshme një magazinë ushqimore në një kompleks gjedhi në fshatin Çermë të rrethit të Lushnjes. Sipas policisë mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ose konkurrenca. Dëmi shkon në 200 mijë euro.
LUSHNJE- Një zjarr i rënë mesnatën e mbrëmshme ka shkaktuar djegien e një magazine ushqimore në një kompleks gjedhi në fshatin Çermë të rrethit të Lushnjes. Zjarri është diktuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në një pjesë të kësaj magazine të mbushur kryesisht me artikuj ushqimorë. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëse nga qyteti i Lushnjes ndërsa është kërkuar dhe ndihma e shërbimit zjarrëfikës të Peqinit. Gjatë gjithë natës e deri në orët e para të paradites janë hedhur tonelata uji e shkumë për të evituar djegien totale te magazinës. Sipas përllogaritjeve paraprake dëmi është tepër i madh dhe arrin në rreth 200 mijë euro. Sakaq forca të shumta të policisë dhe repartit të shpëtimit vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes ndërsa janë shprehur se flakët janë shuar totalisht. Ndërsa policia mendon se shkak i këtij zjarri mund të jetë një shkendijë elektrike ose konkurenca, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare për këtë çështje. (a.r/news24/balkanweb)