Rama i bën thirrje Topit: Fale nënë Feriden
Kreu i PS Rama, ka reaguar publikisht për historinë e Feride Bakos të moshuarës 75 vjeçare e cila mbahet në burg për kultivim narkotike. Rama i bëri thirrje presidentit Topi të falë 75 vjeçaren. Ai deklaroi se drama e Ferides i ka rrënjët në varfërinë e tejskajshme.
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka reaguar sot publikisht për historinë e Feride Bakos, të moshuarës 75 vjeçare e cila mbahet në burg për kultivim bimësh narkotike. Këto gra sipas Ramës ndodhen pas hekurave për një kundravajte ligjore për shkak se ndodhen në humnerën e varfërisë. Në prag të vitit të ri Rama i bën apel presidentit Topi që me mundësitë që i jep ligji ti japë 75 vjeçares lirinë.
“Falni nënë Feriden”, ishte apeli i parë i bërë nga emisioni me “Zemër të Hapur” në televizionin “NEWS24” në nëntor të këtij viti, apel i cili i drejtohej presidentit të Republikës, i cili në çdo fundviti me dekret të posaçëm lejon lirimin për ata persona që u kanë mbetur edhe pak kohë nga dënimi që kanë marrë. E moshuara nëpërmjet ekranit të “NEWS24” kërkoi të qëndrojë pranë dy nipërve jetim për të cilët është ajo përgjegjëse që pas vdekjes së bashkëshortit. E moshuara e cila spo mundet të bëj dot rolin e gjyshes të përkujdesur është dënuar me 5 vite burg nën akuzën prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe vuan dënimin në burgun 325 në Tiranë.
Eksperienca e vendeve fsahinje tregon qartë se bashkëmoshataret e Ferides nuk mbyllen pas hekurave ndërsa ne sna mbetet gjë tjetër vetëm të shohim përtej dramës së kësaj nëne për të gjetur gjetkë rrënjët e krimit të kultivimit të bimëve narkotike, aty ku ato janë realisht dhe që jo në pak raste janë të ushqyera nga varfëria. (a.r/news24/balkanweb)