E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli e Kusari vizitojnë bizneset

Nga Express më 30 prill 2011 në ora 09:52

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila dhe Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, sot do të kenë një serë takimesh me biznese në komunën e Prizrenit.

Ministrja Kusari- Lila dhe Zv.kryeministri i Parë, Behxhet Pacolli, do të kenë takim me përfaqësuesit e kompanisë Bektel Enka, në kampin e Zhurit.

Prezent në këtë takim do të jetë edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Në agjendë planifikohet të vizitohet edhe autostrada Merdar-Morin. Po ashtu, ata do të kenë takim me kompaninë gjermane, Zinkunie Shpk, me kompanintë Kamila Chocolate dhe me kompaninë Remateks në Dragash.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›