Arrestohet për trafik femrash një 29-vjeçar
Një 29-vjeçar nga Shkodra është vënë sot nën pranga nga policia e Korçës pasi është kapur në tentativë për të trafikuar në Greqi një moldave 22 vjeç. Shkodrani sëbashku me vajzën janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin në Devoll. Sipas burimeve të policisë vajza shoqërohej jashtë për qëllime prostitucioni.Policia e Korçës, pasi ka marrë sinjalizimin ka realizuar një aksion i cili ka përfunduar me arrestimin e shtetasit Astrit Qokthi dhe vajzës me inicialet O.A. Arrestimi është bërë në orën 1:30 të natës kur të dy personat i ishin afruar vijës kufitare. Vajza nga Moldavia ishte sjellë me forcë në Tiranë me synim trafikimin e saj për arsye prostitucioni.