Aksident automobilistik në Kurbin, plagosen rëndë 5 familjarë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në fshatin Gjormë të rrethit të Kurbinit. Një automjet tip fuoristradë me targa Laci 4696 A, ka dalë nga rruga duke plagosur rëndë 5 pjesëtarë të të njëjtës familje. Katër prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, David Tiroli 65 vjeç, Dava Tiroli, 45 vjeçe, Prena Tiroli 27 vjeçe, Pashkë Tiroli 70 vjeç si dhe Mrika Tiroli 66 vjeçe. Gjendja më e rëndë paraqitet për 27 vjeçaren Prena Tiroli e cila i është nënshtruar një operacioni të rëndë dhe ende nuk ka dalë jashtë rrezikut për jetën. Fuoristrada me të cilën udhëtonte familja është pronë e kishës së fshatit Gjej.