Arrestohet personi i katërt që vodhi bankën në Durrës

Policia ka arritur të arrestojë personin e katërt të përfshirë në vjedhjen e bankës në Durrës. Në një lidhje telefonike për “Ora News”, korrespodenti në Durrës deklaron se personi i arrestuar është Gentian Taipi, 36 vjeç.
Ai është arrestuar në Vlorë, ndërkohë qe ishte shpallur në kërkim pas grabitjes së bankës dhe arresimit të tre bashkëpunëtorëve të tij.
Mëngjesin e datës 18 shkurt, tre personat vodhën filialin e Bankës NBG në Durrës.
Grabitja ndodhi rreth orës 09.10, në lagjen Nr. 4 të qytetit të Durrësit dhe pasi kanë kanosur me armë kanë vjedhur paratë që ndodheshin në bankë.
Ndërkaq, Taipit iu sekuestruan 12 mijë euro dhe 4 mijë dollarë.