Të shtëna në aeroportin e Milanos
Të paktën një person mbeti i plagosur në këmbë në aeroportin e Malpensës, në Milano, pasi një polic e qëlloi me armën e tij të shërbimit.
Nuk ka ende raportime të plota rreth ngjarjes, por sipas buletinit flesh të rrjetit Mediaset, përplasja me armë ndodhi në Terminalin e Parë të Malpensës, i cili aktualisht është duke u evakuar.
Konkretisht, personi i dyshuar u qëllua në zonën e check-in. Besohet se policia mund të ketë qëlluar mbi ndonjë të dyshuar, për të shmangur një sulm terrorist. Zona ishte tejet e populluar, prandaj nuk përjashtohet të ketë të lënduar të tjerë.