E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet, plagosi bashkëfshatarin

03/02/2005  Rifat Hoxha nga Golemi u vu në pranga nga efektivat e policisë kriminale të Kavajës pas denoncimit të një shtetasi të cilin i arrestuari e kishte plagosur lehtë. Burime zyrtare nga drejtoria e qarkut të Tiranës saktësojnë se 45-vjeçari ishte grindur për motive të dobëta me viktimën e tij dhe e kish rrahur keqas. Për pasojë, denoncuesi, njëkohësisht bashkëfshatar me të, ishte dëmtuar lehtë në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Të njëjtat burime saktësojnë se Hoxha ka konsumuar veprën e parashikuar nga neni 89 i kodit penal. Ai nuk ka qenë dënuar ndonjëherë më parë nga togat e zeza dhe rezulton banor i Kavajës. Materialet në ngarkim të tij iu kaluan akuzës për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›