E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moisiu firmos, Shaqiri kreu i ri i SHISH

03/02/2005  Pas vdekjes së Hysenajt, presidenti miraton propozimin e kryeministrit

Zgjidhet kreu i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror. Propozimi i kryeministrit Nano ka gjetur miratimin e kreut të shtetit dhe Bahri Shaqiri ka zënë vendin e Kujtim Hysenaj, që ka vdekur pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë. Dje presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, priti në mesditë Bahri Shaqirin, i cili është emëruar Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror. Presidenti Alfred Moisiu, në mbështetje të nenit 92, gërma “f”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, dhe nenit 5, paragrafi 2, të Ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, ndryshuar me ligjin nr. 8479, datë 29.04.1999, me propozim të Kryeministrit Fatos Nano, dekretoi emërimin e Z. Bahri Shaqiri Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror. Kryetari i ri është një zgjedhje profesionale.

Propozimi

Bahri Shaqiri ishte propozimi i Kryeministrit Fatos Nano per postin e drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Nano ka parë mundësinë e disa kandidaturave por te Moisiu, ka dërguar emerin e Shaqirit, që të jetë pasues i Kujtim Hysenajt. Shefi i ri 35 vjeçar, ka udhehequr kabinetin e drejtorit te SHISH-it, gjate kohes se drejtimit te sherbimit sekret nga Hysenaj. Emrat më të diskutuar për të zënë këtë detyrë të rëndësishme kanë qenë ata të Roland Bimos, Vladimir Prelës, Arben Cicit, Ilir Gjonit, Besnik Dervishit, etj.

Hysenaj

Zgjedhja e detyruar erdhi si pasojë e vdekjes nga një sëmundje e rëndë e ish-shefit të shërbimit inetligjent Kujtim Hysenaj. Kryetari i SHISH-it ndërroi jetë në një klinikë të huaj. Kujtim Hysenaj u zgjodh në krye të shërbimit inteligjent shqiptar në vitin 2002. Ka qenë një ndër drejtuesit e institucioneve, krerët e të cilëve janë zgjedhur me konsensus politik. Ardhja e tij në krye të SHISH-it ka sjellë, së pari, mungesën e konfliktit të shërbimit sekret me politikën. Reforma në institucion u ndje jo e pakët. Larg implikimeve partiake, shërbimi që ai drejtoi nisi të ndërrojë formë pune. Hysenaj vinte nga fusha e diplomacisë dhe i dha një tjetër frymëmarrje shërbimit që vinte nga luhatjet jo të

vogla të mëparshme. Bashkim Gazidede dhe Fatos Klosi, dy paraardhësit e tij, u bënë pre e politikës dhe viktima të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›