Pranga hajdutëve të çantave
03/02/2005 Dita e enjte ka shënuar prangosjen e dy hajdutëve të çantave. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së Tiranës bëjnë të ditur se nga punonjësit e komisariatit nr 1 u arrestua Gurjan Trojani. 26-vjeçari nga Elbasani u kap në flagrancë tek qendra spitalore "Nënë Tereza" duke i vjedhur çantën dhe disa sende personale një mjekeje. Mësohet se hajduti ka qenë dënuar dhe 2 herë më parë për vjedhje. Sakaq, nga inspektorët e antikrimit të komisariatit nr 2 u arrestua Endri Avdia. Burimet saktësojnë se 24-vjeçari ka vjedhur me dhunë portofolin e një shtetaseje, ku gjendeshin 9500 le´kë të reja. Duke hasur në kundërshtimin e viktimës, ai e ka rrahur atë. Avdia njihet nga policia si kontigjent i vjetër, pasi ka qenë dënuar 3 herë më parë për grabitje. Materialet në ngarkim të dy hajdutëve iu dërguan për kompetencë prokurorisë së rrethit.