E Hënë, 2 Nëntor 2026

S'ia fala braktisjen të dashurit

03/02/2005  Kamëz, 22 vjeçarja qëllon e pistoletë të dashirin

Një 22-vjeçare nga Kamza qëllon në mes të sheshit ish-të dashurin e saj që e kish braktisur. Ëngjëllushe Boja ka shkrehur gjithë karikatorin e pistoletës "Zastava", mbi Eulind Rustën. Ndërsa 29-vjeçari i plagosur me 4 plumba, në ije dhe këmbë dërgohet në spital, policia vë në pranga autoren 22-vjeçare. Burime zyrtare nga komisariati nr 4 që ka nën juridiskion territorin ku ka ndodhur ngjarja, bëjnë të ditur se motivet e plagosjes janë ato të dobëta dhe arma e krimit është bllokuar në cilësinë e provës matariale. Boja pretendon se i lënduari e ka lënë pas 3 vjetësh lidhjeje dhe se ka shumë kohë që i ushtron presion psikologjik. Arma e krimit, e cila është pa leje i përket xhaxhait invalid të autores, i cili nuk mund të arrestohet për shkak të sëmundjes së tij. Bluzat e bardha të spitalit ushtarak janë optimistë për shëndetin e Eulind Rustës, pasi plumbat nuk kanë dëmtuar vende serioze që rrezikojnë jetën.

Pas arrestimit vajza tregon pse ka qëlluar mbi Eulind Ruston

Gazeta "Metropol" ka arritur të sigurojë dëshminë e Engjëllushe Bojës, dhënë për oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit nr 4. Ajo ka shpjeguar arsyet që e çuan drejt atentatit që për fatin e 29-vjeçrit nuk përfundoi me vrasje

Kur je njohur me Eulind Rustën?

Ne banojmë në të njëjtën lagje dhe njihemi kohë më parë. Por, jemi lidhur para 3 vjetësh, kur ai më propozoi dhe më premtoi lidhje serioze. Gjatë gjithë marrëdhënieve tona kemi shkuar shumë mirë. Nuk kishim asnjë problem me njëri-tjetrin dhe të gjithë ata që e dinin lidhjen tonë ishin të bindur se ne na ndante vetëm një hap nga fejesa.

A kishin dijeni familjet për lidhjen tuaj?

Po. Në fillim, për sa kohë që nuk ishim të sigurt me njëri-tjetrin e mbajtëm lidhjen të fshehur nga të afërmit. Takoheshim në fshehtësi të plotë, por kjo nuk zgjati për shumë kohë. Njerëzve nisi tu binte në sy shoqërimi ynë i denduar dhe plasën theshethemet. Kësisoj, ato mbërritën deri tek shtëpia ime. Prindërit më pyetën sesi qëndronte puna me fjalët që qarkullonin. Ua mohova të gjitha, duke u shtirur se nuk ia kisha idenë e këtyre muhabeteve. Familjarët e mi më tërhoqën vëmendjen duke më thënë se nuk duhet të takohesha më me Eulindin. Unë u thoja që mes nesh nuk kishte asgjë dhe se ishim vetëm shokë. Në fillim ata më besuam, derisa më panë vetë me sytë e tyre. Kur nuk kisha sesi ti gënjeja më, e pranova faktin se Eulind Rusta ishte i dashuri im.

Si reaguan familjarët?

Ata ishin dakord me lidhjen tonë dhe prisnin që ne të fejoheshim shpejt. Mesa më tregonte Eulindi gjatë takimeve tona, edhe të afërmit e tij ishin dakord që ne të lidhnim kurorë. Ishim mirë e bukur deri pak kohë më parë, kur i dashuri im filloi të më largohej duke gjetur pretekste të ndryshme dhe të palogjikshme.

Cili ishte shkaku i degradimit të lidhjes?

As vetë nuk e di. Gjithçka ndodhi gradualisht, një veprim sot e një fjalë nesër. Derisa një ditë e pashë vetën të lënë krejtësisht pas dore nga Eulindi. I kërkova shpjegime se përse kishte përfunduar lidhja jonë në atë gjendje, por ai nuk donte të më tregonte të vërtetën. Ai nuk vinte më të më takonte dhe madje as në telefon nuk më merrte. Kur unë i bija celularit të tij, ai në të shumtën e rasteve nuk ma hapte. Por, dhe kur përgjigje, më fyente, më shante dhe bënte gjithçka të mundur që unë ta merrja inat dhe të largohesha prej tij.

Po më tej si rrodhën ngjarjet?

Situata e krijuar mua më bëri të ndjehesha shumë keq nga të gjitha drejtimet. Nga njëra anë kisha presionin e familjarëve, që më kërkonin sqarime se përse Eulindi nuk më takonte më. Nga ana tjetër, unë vuaja që po e humbja dhe se i gjithë opinioni do më fajësonte mua nëse ndaheshim. Veç këtyre, tek unë lidni xhelozia. I kisha falur të dashurit tim gjithçka kisha dhe nuk mund ta toleroja faktin se ai mund të më brakstite për një vajzë tjetër. Vendosa që të përdor të gjitha mynyrat për ti rifituar zemërn dhe marrëdhënia joën të kthehej si më parë. Por, megjithë përpjekjet e mia, nuk ia arrita qëllimit. Eulindi ishte bërë tjetër njeri dhe nuk donte tia dinte se bashkë kishim një lidhje prej 3 vjetësh. Duke mos patur asnjë mundësi tjetër, vendosi ti shkoj në shtëpi.

Kur ndodhi kjo?

Në datën 14 janar të këtij viti. I shkova drejt e tek dera e shtëpisë dhe i thashë që do ti bëja skandal nëse nuk më përgjigje sinqerisht se përse po më linte. Me ndërhyrjen e familjarëve, ai më tha se do të përpiqej që unë të isha sërish e dashura e tij. Më tha të qëndroja tek banesa e tij dhe unë pranova e gëzuar. Por, 4 ditë më pas, ai më përzuri duke më thënë se nuk e duronte dot praninë time.

Po ti si veprove?

Mua më ra qielli mbi kokë. Pandeha se arrita ti rifitoj zemrën dhe ai më flaku në rrugë. Aq më tepër kur qëndrova 4 ditë në shtëpinë e tij. Nuk do të merrja dot guximin të ktheesha më në shtëpinë time. Iu përgjërova të mos më përzinte por ai ishte më i vendosur se kurrë. "Ti duhet të dalësh nga jeta ime. Unë jam sëmurë me kancer dhe mjekët më kanë dhënë vetëm 2 vjet jetë. Gjatë kësaj periudhe që më ka mbetur dua ti shijoj të gjitha kënaqësitë. Pastaj, nuk dua të të krijoj probleme. Zhduku nga jeta ime dhe të mos të shoh më kurrë. Unë po vdes, kurse ti kërkon të martohesh", më tha Eulind Rusta, duke më flakur tej portës së shtëpisë së tij.

Ku shkove pas largimit nga Rustët?

E ku të shkoja tjetër veçse në shtëpinë time. Me lot në sy iu luta familjarëve të më pranonin sërish, pasi unë isha një vajzë fatkeqe. U tregova se Eulindi ishte i sëmurë me tumor dhe se do të vdiste. Ashtu sikurse unë, as ata nuk e besuan. E megjithatë më thanë se unë isha vajza e tyre dhe se nuk do më flaknin në rrugë.

Kur të lindi ideja për ta vrarë ish-të dashurin?

Katër ditë më parë. Isha duke bërë punët e shtëpisë së xhaxhait tim që është invalid, kur vendosa që Eulindi meriton vdekjen. Vëllai i tim eti, Ibrahim Boja, nuk lëviz dot nga karrigia e megjithatë mbante në shtëpi një pistoletë zastava pa leje, për tu mbrojtur nga hajdutët. Ia vodha xhaxhait armën dhe hartova planin për të qëlluar mashtruesin tim. Sot në mëgjes, i zura pusinë. I ndalova para makinës dhe i thashë të zbriste. Ai doli që andej dhe vijoi të më bënte presion si gjithmonë. Unë nuk e bëra të gjatë, por i shkreha të gjithë plumbat e karikatorit. Më pas, nuk e kujtoj me saktësi se çfarë ndodhi.

A je penduar për atë që bëre?

Nuk di se çfarë të them. Kur e pashë Eulindin mes një pellgu gjaku, më erdhi bota vërdallë. Kam kaluar 3 vjet lidhje me të dhe nuk e kam të lehtë të pohoj se nuk jam penduar për krimin. Por, nga ana tjetër, kur kujttoj që ai njeri u tall me mua dhe në fund më flaku tej, bindem se ai e meritonte ndëshkimin. Ndoshta jo ndëshkim aq të rënda sa ai që i dhashë unë, por gjithësesi Eulindi ishte një njeri i keq, që duhet të mbante përgjegjësi për shkatërrimin tim dhe të familjes sime. Të afërmit e mi nuk do të kenë të lehtë faktin që unë do bëj burg, por më mirë që e mora unë hakun e nderit tim sesa ta merrnin ata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›