E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet polici, shiste drogë në burg

DURRëS- Një punonjës i burgut të Rrogozhinës ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se shpërndante drogë tek të burgosurit.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut Durrës, bëjnë të ditur se sipas informacioneve të marra në rrugë operative, 31vjeçari Ilir Sofka, lindur në Kukës dhe banues në lagjen numër 8 të qytetit të Durrësit, shfrytëzonte pozicionin e tij si punonjës policie në burgun e Rrogozhinës për shitjen e lëndëve narkotike në mjediset e këtij burgu.

Mësohet se gjatë kontrollit fizik 31 vjecarit iu gjetën 3.40 gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, 3.35 gram kanabis sativa dhe 9 mijë lek, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›