Policia: Minatorët thyen rregullat e protestës
TIRANë- Polica e Tiranës ka reaguar në lidhje me incidentin e shkaktuar në protestën e minatorëve përpara selisë së kryeministrisë. Sipas deklaratës së policisë thuhet se minatorët kanë lëvizur fillimisht në mënyrë paqësore por më pas kanë thyer rregullat e protestës, duke kaluar orarin e përcaktuar, prej 2 orësh.
“Oficeri i Policisë Përgjegjës për të vëzhguar zhvillimin e tubimit dhë për të bashkëpunuar me drejtuesin dhe personat ndihmës, për mbarëvatjen e këtij tubimi, i ka kërkuar zyrtarit drejtuesit të tubimit Zotit Fiqiri Xibri, të ndërpresë tubimin dhe të largojë pjesëmarrësit qetësisht, me qëllim qarkullimin e automjeteve në Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Vendimi për mbylljen dhe shpërndarjen e tubimit u morr për shkak të, përfundimit të orarit të përcaktuar, bllokimit të qarkullimit si dhe për shkak të zhvillimit të disa aktiviteteve të tjera të rëndësishme shtetërore që zhvilloheshn në Tiranë” – thuhet në deklaratë.
Pra, thekson policia, tubuesit nuk kanë zbatuar urdhërin e policisë për tu spostuar me qëllim lejimin e qarkullimit. Policia deklaron se do të nisë një procedim penal për shkelësit e këtij urdhëri.
“Nga ana e drejtuesit të tubimit, është kundërshtuar urdhëri i dhënë në mënyrë të përsëritur nga Oficeri i Policisë Përgjegjës duke mos zbatuar kërkesën paqësore, të parashtruar në njoftimin drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës më datë 01 mars 2010. Nga ana e strukturave të Policisë së Tiranës, do të referojë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku do të kërkojë fillimin e procedimit penal, për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal dhe neni 262/2 “Organizmi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. – nënvizon policia.
Po sipas policisë, ndërhyrja e policisë ka qënë vetëm përdorimi i shtyrjes dhe jo përdorimi i forcës.
“Oficeri i policisë përgjegjës ka urdhëruar spostimin e pjesëmarrësve në këtë tubim, tashmë të paligjshëm, duke përdorur shtytjen pa përdorim të forcës. Pas disa minutash drejtuesi dhe pjesëmarrësit në tubimin e paligjshëm janë zhvendosur pranë trotuarit dhe lulishtes “Vëllezërit Frashëri” ku dhe janë larguar qetësisht.”
(m.a/BalkanWeb)