E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i PPE: Rama, kunder Shqiperise ne BE

"Votimi i se henes eshte shume i rendesishem per Shqiperine, sepse me kete reforme deputetet nuk jane me te paprekshem, dhe fut ne sistemin parlamentar nje transparence me te madhe, por dhe nje pergjegjshmeri me te madhe te atyre qe eventualisht mund te kryejne krime". Pohimi vjen nga Presidenti i Grupit Parlamentar te Partise Popullore Europiane, ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes, z. Luca Volonte. Ne nje interviste dhene dje per tv Klan, z.Volonte tha se reduktimi i imunitetit sjell nje barazi me te madhe te qytetareve dhe deputeteve para ligjit.

Volonte pohoi se ai ka mbetur i befasuar nga qendrimi i kryetarit socialist, Edi Rama: "Une kam mbetur shume i befasuar kur kam marre vesh keto dite se pikerisht nje nga dy lideret, pra Rama, i cili per vite te tera ka reklamuar ne te gjithe Europen me polemika kunder Berishes, idene e nje transparence me te madhe, dhe te nje reforme per imunitetin, pasi eshte pare dhe pranuar pjesa me e madhe e amendamenteve, ka vendosur nga ana tjeter te mos votoje nje reforme shume thelbesore. Pra, ai qe dikur thoshte dhe kerkonte me shume transparence, sot eshte ai qe nuk lejon qe kjo transparence te jete pjese e sistemit shqiptar", - pohoi z.Volonte.

"Ajo, per te cilen me vjen me shume keq, - shtoi ai, - eshte se per here te dyte Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama shtiren se nuk e dine qe ky ligj i ri per imunitetin eshte nje nga kushtet thelbesore dhe te rendesishme, ne menyre qe Bashkimi Europian te jape nje mendim ne favor te vazhdimit te procedures per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Pra, vota kunder e Rames po ben nje dem te dyfishte, pra ben dem duke u rreshtuar ne anen e atyre qe nuk duan transparence ne parlament, dhe per fat te keq, per here te dyte renditet ne anen e atyre qe nuk e duan Shqiperine ne Europe. Une mendoj, se eshte e drejte te ftosh te gjitha forcat politike ne parlament duke perfshire dhe zotin Rama, per t'u menduar dhe njehere per kete qendrim te tij, sepse ky qendrim eshte kunder Shqiperise dhe kunder transparences ne Shqiperi.

***

Edi Rama nuk resht se befasuari Europen. Befasia e fundit eshte refuzimi i tij per te votuar me 6 gusht heqjen e imunitetit te parlamentareve dhe zyrtareve te larte. Presidenti i Partise Popullore Europiane ne KiE, Luka Volonte, thote se me kete qendrim Rama eshte rreshtuar ne anen e atyre qe nuk e duan transparencen".

Volonte:

"Kam mbetur shume i befasuar kur kam marre vesh keto dite se pikerisht nje nga dy lideret, pra Rama i cili per vite te tera ka reklamuar ne te gjithe Europen me polemika kunder Berishes, idene e nje transparence me te madhe, dhe te nje reforme per imunitetin, pasi ka pare dhe ka pranuar pjesen me te madhe te amendamenteve, ka vendosur nga ana tjeter te mos votoje nje reforme shume thelbesore. Pra, ai qe dikur thoshte dhe kerkonte me shume transparence, sot eshte ai qe nuk lejon qe kjo transparence te jete pjese e sistemit shqiptar".

Sipas z. Volonte, fatkeqesia eshte se kreu i opozites shqiptare shtiret se nuk e di qe reforma per imunitetet eshte kusht thelbesor, ne menyre qe Bashkimi Europian te vendose t'i jape Shqiperise statusin e kandidatit. Ai thote se me kete qendrim Rama, jo vetem qe rreshtohet ne anen e atyre qe nuk duan transparencen, por dhe te atyre qe nuk e duan Shqiperine ne Europe.

Volonte:

"Ajo, per te cilen me vjen me shume keq, eshte se per here te dyte Partia Socialiste dhe lideri i saj, Edi Rama, shtiren se nuk e dine qe ky ligj i ri per imunitetin eshte nje nga kushtet thelbesore dhe te rendesishme, ne menyre qe Bashkimi Europian te jape nje mendim ne favor te vazhdimit te procedures per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Pra, vota kunder e Rames po ben nje dem te dyfishte, pra ben dem duke u rreshtuar ne anen e atyre qe nuk duan transparence ne parlament, dhe per fat te keq, per here te dyte renditet ne anen e atyre qe nuk e duan Shqiperine ne Europe. Une mendoj, se eshte e drejte te ftosh te gjitha forcat politike ne parlament duke perfshire dhe zotin Rama, per t'u menduar dhe njehere per kete qendrim te tij, sepse ky qendrim eshte kunder Shqiperise dhe kunder transparences ne Shqiperi".

Kreu i Partive te Qendres se Djathte Europiane ne Keshillin e Europes tha se "votimi i se henes eshte shume i rendesishem per Shqiperine, sepse me kete reforme deputetet nuk jane me te paprekshem, dhe fut ne sistemin parlamentar nje transparence me te madhe, por dhe nje pergjegjshmeri me te madhe te atyre qe eventualisht mund te kryejne krime". "Po ashtu - thekson Volonte - reduktimi i imunitetit sjell nje barazi me te madhe te qytetareve dhe deputeteve para ligjit".

Keshilli i Europes permes projektit antikorrupsion per Shqiperine PACA, ishte nje nga hartuesit e amendamenteve te nismes qe demokratet paraqiten ne Kuvend, sipas nje modeli te avancuar te reformes se imuniteteve ne Europe. Por serish mazhoranca u terhoq, duke i hapur rruge kufizimit klasik te imunitetit, sipas propozimeve te opozites, me qellim qe ato te votoheshin ne Kuvend me daten 6 gusht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›