E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftëtarët e kuruar në Greqi, libanezët do paguajnë miliona euro borxhe

Greqi- Qeveria libaneze do të mbulojë gjysmën e faturës 150 milionë euroshe për kujdesin mjekësor ndaj luftëtarëve rebel në Greqi dhe do të lëshojë pjesën e mbetur të parave vetëm kur të jetë bindur se nuk ka pasur ndonjë parregullsi, sipas të ngarkuarit libanez me punë në Athinë.

Siç njofton sot e përditshmja greke ‘Ekathimerini’ autoritetet libaneze dhe ato greke kanë mbajtur negociata dy mujore për pagesën e shumës së papaguar, e cila mbulon shpenzimet spitalore, hotelet, agjencitë e udhëtimit dhe shërbime të tjera për luftëtarët e plagosur e të transportuar në Greqi për trajtim.

‘Ne e pranojmë se ka borxhe rreth 150 milionë euro në drejtim të zërave të ndryshëm, spitale, hotele dhe dy agjencive të udhëtimit që morën pjesë në program. Gati 5.500 ushtarë të plagosur janë trajtuar në Greqi përmes këtij programi. Sot ka mes 350 dhe 500 që lënë Greqinë. Jam i bindur që paratë do të akordohen së shpejti kështu që të gjithë mund të paguhen’- tha i ngarkuari me punë në ambasadën e Libisë, Usama Eleyan për Agjencinë e Lajmeve në Athinë.

Zoti Eleyan sugjeroi se një panel i caktuar nga Këshilli i Tranzicionit Kombëtar të Libisë do të vizitojë Athinën për të kontrolluar dokumentet për kujdesin e dhënë ushtarëve të lënduar para se pjesa tjetër e parave të lëshohet.

Në muajin maj, ‘Ekathimerini’ raportoi se spitaleve greke, Libia u ka borxh rreth 20 milionë euro për trajtimet që kanë ofruar. Faturat nuk janë paguar që nga Nëntori i shkuar kur qeveria e re libaneze mori përgjegjësinë e pagimit të tyre. Deri atëherë kostot ishin paguar nga Katari.

Sipas Shoqatës ë Hotelerive Attica, AHA, hotelet e qytetit kanë dhënë borxhe rreth 17 milionë euro ndërkohë që hotelet në portin verior të Selanikut kanë dhënë borxhe rreth 9.5 milionë euro duke ofruar shërbime për libanezët.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›