E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetohet per kanosje ndaj gjyqtarit te Kavajes

KAVAJE - Shoqerohet dhe ndiqet ne gjendje te lire, pasi kercenon ne telefon gjyqtarin e Gjykates se Kavajes. Policia e ketij qytetit ka vene ne pranga Agim Aliun, u cili pak dite me pare, gjate nje emisioni televiziv, ka kanosur dhe fyer ne mengjes nje gjyqtar. Policia e Tiranes ka bere te ditur, nje dite me pare, se jane derguar ne prokurori, per veprat penale te “kanosjes”, “fyerjes” dhe te “shpifjes per shkak te detyres”, ne ngarkim te Agim Aliut, 55 vjec, lindur dhe banues ne Kavaje. Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit kane bere te ditur se ky person, ne emisionin e mengjesit, te zhvilluar ne nje nga televizionet, ka kanosur dhe fyer nepermjet telefonit, per shkak te detyres ndaj nje gjyqtari te rrethit te Kavajes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›