E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shemben 3 ndertesa shumekateshe ne Rio de Zhaneiro 2 viktima

Të pakten 19 persona rezultojnë të zhdukur, pasi 3 ndërtesa shumëkatëshe janë shembur në qendër të qytetit brazilin Rio de Zhaneiro. Shembja ka shkaktuar panik në qytet, ndërsa tymi, pluhuri dhe copa tullash kanë rrethuar zonën përreth. Në vendngjarje ndodhen forcat e kërkim shpëtimit, për të zhdukurit.
“3 ndërtesa u shembën, njëra prej tyre 20 katëshe, njëra 10 dhe tjera me 3-4 kate”, sqaroi Kryetari i Bashkisë se Rios, Eduardo Paes. “Nuk mund të jap një numër të saktë viktimash, pasi do të ishte një spekulim, por mund të them se 19 persona nuk kanë shkuar ende në shtëpi”, shtoi ai.
Ka raportime të ndryshme përsa i përket dëmeve. Sousa Aguiar, sekretarja për shendetin tha se 5 njerëz janë lënduar lehtë dhe ndodhen në spital.
Ndërsa një zëdhënës i Deparatamentit të Mbrojtjes Civile të Rios, tha se 2 njerëz janë konfirmuar të vdekur.
Kryebashkiaku ka hedhur poshtë zërat për një shpërthim duke thënë: “Nuk kishte asnjë shpërthim, ndërtesat u shembën për shkak të dëmeve strukturore, nuk mendoj se kishte rrjedhje gazi”. Ndërsa disa dëshmitare thanë se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm:
“U dëgjua si një tërmet, disa copa të ndërtesave filluan të bien, njerëzit nisën të vraponin dhe me pas u rrëzua e gjithë ndërtesa”, thotë një banor i Rios. Pas incidentit u ndërpre dhe energjia elektrike për arsye sigurie.
Incidenti ndodhi 3 muaj pasi një shperthim gazi në një restorant në qytet shkaktoi vdekjen e 2 personave.
Ndërkaq shtohen edhe më shumë shqetësimet për infrastrukturën në Rio de Zhaneiro, ndërsa Brazili po përgatitet për zhvillimin e kampionatit botëror të futbollit në 2014 dhe lojërat olimpike dy vjet më pas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›