Arrestohet pronari i televizionit "A1"
Policia maqedonase ka arrestuar mbrëmjen e e se enjtes në Shkup pronarin e televizionit "A1", Velija Ramkovski, si dhe disa drejtues të tjerë të këtij organi mediatik. Bashke me Ramkovskin nbe prangat e policise kane perfunduar edhe drejtorët e disa kompanive private, qe e kane seline ne te njejten ndertese me televizionin. Avokati i pronarit te televizionit ka reaguar duke kritikuar mënyrën e arrestimit nga forcat e policisë. Sipas tij, arrestimi u krye rreth orës 22:30, në ndërtesën e televizionit, vetëm pak sekonda pasi Ramkovski kishte hyrë në të. Bashkë me pronarin e televizionit ishte edhe politikani Fijat Cankovski, kryetar i Partisë për Ardhmërinë Evropiane. Nga ana e saj, Ministria e Brendshme nuk ka dhënë detaje mbi motivet e arrestimit, i cili vjen vetëm pak kohë pasi policia bastisi zyrat e televizionit dhe disa kompanive të lidhura me të, nën akuzën e fshehjes së pasurisë dhe shmangie tatimesh. Ngjarja solli reagime te shumta te opinionin publik, por edhe partive opozitare, qe akuzuan qeverine per presion ndaj mediave te lira.
Shpërndaje