Trajleri ushqimor i biznesmeneveme 10 kg kokaine disa ne pranga
03/11/2010Trafik nderkombetar droge Holande-Itali-Shqiperi mes te kapurve nje femer
TIRANE- Nje grup i mireorganizuar qe zhvillonte trafik nderkombetar kokaine eshte shkaterruar dje nga Antidroga teksa jane sekuestruar rreth 10 kilograme kokaine. Me bllokimin e kesaj lende shenohet keshtu sasia rekord e kokaines te kapur brenda nje dite teksa nese mblidhet e gjithe kokaina e sekuestruar ne te gjitha koherat nuk behen gjithsesi 10 kilograme. Policia dje nuk pranoi te bente te ditur asnje informacion rreth ketij operacioni teksa diten e sotme priten detaje rreth tij. Gjithsesi burime policore jozyrtare thane per gazeten Metropol se mes te arrestuarve jane edhe disa biznesmene te njohur. Ne pranga kane rene disa persona. Ata u arrestuan pas gjetjes se lendes narkotike ne nje mjet me targa te Durresit. Ende nuk ka te dhena zyrtare mbi identitetin e te arrestuarve te cilet po mbahen ne paraburgim. Informacionet per kete grup trafikantesh kishin mberritur nga Holanda dhe Italia pasi qe andej vinte kokaina. Droga u kap ne nje kontenier me mallra ushqimore. Burimet saktesuan se behet fjale per trafik te mirefillte nderkombetar droge me linje Holande-Itali-Shqiperi teksa kokaina ishte e fshehur ne nje kontenier. Trajleri vinte me ushqime nga Italia ne Durres dhe me pas ne Tirane. Gjithashtu mesohet se ne kete grup jane te implikuar shqiptare dhe te huaj e madje mes tyre ka edhe disa biznesmene. Mes te arrestuarve ndodhet edhe nje femer e cila nga informacionet paraprake eshte edhe ajo biznesmene. Sakaq identiteti i personave te arrestuar ende nuk eshte bere i ditur por deri me tani dihet vetem fakti qe mes tyre ndodhen edhe shtetas te huaj. Hetimet per kete operacion kishin nisur prej disa muajsh pasi disa informacioneve te mberritura ne rruge operative nga homologet italiane dhe holandeze te cilet kishin rene ne gjurme te ketij trafikuar nderkombetar kokaine.