Arrestohet punonjesi i policise akuzohet per shfrytezim prostitucioni

"U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arjan Seit Hoxha, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë juridik me detyrën specialist për hetimin dhe parandalimin e krimit në komisariatin e policisë numër 3 në Tiranë.
Arrestimi i punonjësit të policisë, Arjan Hoxha u krye në vendin e quajtur Mali i Robit në Golem të Kavajës, në hyrje të Hotel Onufrit, pasi në rolin e tutorit kishte lënë për të prostituar në këtë hotel dy femra me inicialet M.T 16 vjeç dhe XH. H 23 vjeç nga Tirana, të cilat për kryerjen e një marrëdhënieje seksuale me klientelën e siguruar nga ky punonjës policie përfitonin shumën prej 100 euro.
Në momentin e arrestimit, shtetasi Arjan Hoxha ka tentuar t'u largohet me shpejtësi shërbimeve të policisë"-tha Arben Nasufi, zëdhënës i policisë së Tiranës.