E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan vdes teksa mblidhte skrap 18-vjecari

Një 18-vjeçar u gjend i pajetë mëngjesin e se dielës në Elbasan. Viktima kishte rënë nga një prej ndërtesave në Kombinatin Metalurgjik, ku kishte shkuar për të mbledhur skrap. Sipas burimeve të policisë të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes konfirmuan se viktima është Emanuel Mara.

Hetimet e para bëjnë të ditur se 18-vjeçari ndodhej në ambientet e ish-uzinës së Kobaltit të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit në momentin që është aksidentuar. Ai ka marrë plagë në kokë dhe në trup gjatë rrëzimit. Ndonëse është bërë i mundur trasnportimi i tij për në spitalin ushtarak 18-vjeçari Emanuel ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›