Zeqi Agolli: Me Sadatin e Egjiptit kam qenë shumë herë në tribunën e atentatit
TIRANE-Një tjetër surprizë interesante sjell për lexuesin e intervistës së vet në këtë dëshmi të radhës, diplomati i njohur Zeqi Agolli. Ndërsa në numrat e kaluar ai ka sjellë rrëfime befasuese se paska qenë shoku më i ngushtë i liderit të viteve të fundit të shtetit komunist, Ramiz Alia, ashtu siç mësojmë se shtëpia e tij ka qenë një nga bazat më të sigurta ku është strehuar Enver Hoxha gjatë viteve të luftës, mësojmë faktet e tjera se ai ka qenë drejtor i kabinetit të Enver Hoxhës apo është vetë personi që ka shoqëruar në zyrën e Mehmet Shehut njeriun e dëgjuar dhe të mistershëm të viteve '60-të, Che Guevarën. Por në numrin e sotëm ai ruan surprizën interesante, se në majin e vitit 1975 qenka takuar dhe ka biseduar disa herë me vetë ish-presidentin e Egjiptit, Anvuar el Sadat, i cili erdhi në pushtet pas puçit ushtarak që i kishin bërë në vitin '52 mbretit me origjinë shqiptare Faruk. Jo vetëm kaq, por Zeqi Agolli ka koinciduar që të jetë disa herë në të njëjtën tribunë me presidentin Sadat, i cili përshëndeste popullin e tij në parakalime fizkulturore apo parada ushtarake, ku në një të tillë dhe në të njëjtën tribunë do t'i qëllonte fati i zi që edhe të vdiste nga një atentat mafioz i bërë nga parakaluesit e motorizuar ushtarakë. Por, si ndodhi që Zeqi Agolli është takuar me presidentin Mohamed Anvuar el Sadat? Koincidenca e takimit të tyre, që u bë në pallatin mbretëror ku kishte sunduar për vite me radhë dinastia mbretërore shqiptare e përfunduar me mbretin Faruk. Çfarë u tha në atë takim të veçantë të tyre dhe krenaria që ndjente Presidenti Sadat pas asaj që i kishin bërë mbretit shqiptar Faruk, i cili në ato momente jetonte në emigrim në Itali. Ngjarjet e çuditshme kur Zeqi Agolli me statusin e ambasadorit shqiptar, rrinte në të njëjtën tribunë të parakalimeve me presidentin Sadat, i cili në një rast të tillë ka lënë dhe jetën. Gjithçka rreth këtij rrëfimi, lexuesi i Gazetës do ta mësojë pikërisht në intervistën e mëposhtme të 90-vjeçarit Zeqi Agolli, ish-ambasador i Shqipërisë në Egjipt.
(Vijon nga numri i kaluar)
Zoti Agolli, kam mësuar se ju jeni njohur personalisht me presidentin e famshëm të Egjiptit, Anvuar El Sadat. Them "i famshëm", për faktin e fundit tragjik të tij nga atentati spektakolar që iu bë në tribunën madhështore të Paradës Ushtarake në sy të të gjithë botës. Cilat kanë qenë rrethanat në të cilat ju keni kontaktuar personalisht me të?
Ka qenë viti 1975, saktësisht muaji maj, kur më largojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme ku kryeja detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Parë e cila mbulonte vendet e Lindjes dhe më emërojnë Ambasador të Republikës së Shqipërisë në Egjipt.
Pra, ju çoi detyra?
Patjetër që më çoi detyra. Sa shkova në detyrë në vendin e tij unë duhej të paraqitesha për të dorëzuar letrat kredenciale, një detyrim protokollar ky për të gjithë diplomatët që marrin detyrën në vendet ku shkojnë.
Thatë se deri në atë vit kishit qenë drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme?
Unë jua kam treguar pak a shumë CV-në time si diplomat. Puna 44-vjeçare në diplomaci më ka çuar në shumë takime personalitetesh të gjithfarë llojesh dhe të gjithfarë kombesh. Para se të shkoja ambasador në Egjipt kisha qenë Drejtor i Drejtorisë së Parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, detyrë që e kisha kryer prej plot pesë vjetësh duke filluar që nga maji i 1970-ës.
Keni qenë një kohë të gjatë në ambasada?
Siç ju kam thënë, në dhjetor 1944 menjëherë pas çlirimit të Shqipërisë, u emërova shef i kabinetit të Enver Hoxhës, i cili ishte ndërkohë dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Në mars 1947, emërohem Shef i Protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në prill 1954, emërohem Sekretar i Parë i Ambasadës sonë në Rumani. Në gusht 1956, emërohem Këshilltar i Parë në Ambasadën e Republikës Popullore të Shqipërisë në ish-Bashkimin Sovjetik. Në nëntor 1959, emërohem Drejtor në Drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila në atë kohë mbulonte vendet e perëndimit (Në rangun diplomatik ishte "Ministër Fuqiplotë"). Në tetor 1968, emërohem ministër, Këshilltar në Ambasadën e Republikës Popullore të Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës. Në maj 1970, emërohem Drejtor në Drejtorinë e parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme që mbulonte vendet e Lindjes dhe në maj 1975 kur po ju tregoj dhe juve historinë e takimeve të mia me Sadatin, pikërisht atëherë jam emëruar Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Egjipt. Pra, më duket se ju bëra një rezyme të qartë dhe të plotë, pavarësisht se është e përsëritur, por që gjithsesi mendoj se është e nevojshme për t'ju orientuar, si juve ashtu dhe lexuesit.
Me kë u paraqitët?
Kam qenë vetëm unë me përkthyesin e arabishtes, ndërsa Sadati ishte rreshtuar me personelin e tij shumë të afërt, të cilët janë pasqyruar dhe në fotografinë që po të jap për të botuar.
Si shkoi takimi?
Në takimin e parë që bëra, pra për të dorëzuar letrat kredenciale që unë filloja detyrën e diplomatit në vendin e tyre, mbaj mend që ishin shumë të përgatitur për vizitën tonë, pasi nuk ishte në zyrën e tij të punës ku priste ambasadorët por kishte dalë në hollin e madh të pallatit presidencial. Dukej se takimin e kishin marrë me shumë seriozitet, se presidenti Sadat kishte marrë në holl për kortezinë e pritjes të gjithë anëtarët e protokollit presidencial.
Pse, mund të bëhej edhe ndryshe takimi?
Mund të bëhej. Varet se çfarë rëndësie i jep diplomatit që pret. Për shembull, mund të mbajë vetëm drejtorin e kabinetit apo mund të mbajë në pritje vetëm shefin e protokollit, apo mund të mbajë personel më të zgjeruar. T'i solla këto shembuj për të thënë se brenda rregullave diplomatike ishte presidenti në çfarëdolloj forme ta bënte pritjen. Ndërsa kur pashë që ai kishte ftuar dhe rreshtuar ekipin e bashkëpunëtorëve më të afërt të tij, që dua të theksoj se ishte ekipi i zgjeruar, sigurisht u ndjeva mirë dhe njëkohësisht krenar për vendin që përfaqësoja.
Përse u ndjetë krenar?
U ndjeva krenar për vendin tim, pasi presidenti i Egjiptit nuk respektonte Zeqi Agollin, por respektonte në atë mënyrë shtetin që përfaqësoja, prandaj nëse kishte marrë masa serioze për të bërë takimin e veçantë me mua si ambasador këtë ia dedikoja vendit dhe kombit tim që kishte një famë të jashtëzakonshme në vendin e tij, aq më shumë që kishte sunduar në një dinasti të tërë mbretërish.
Pra, siç të thashë, kur unë hyra në holl të pallatit presidencial, Presidenti Anvuar el Sadat ishte vendosur në radhë me ekipin për të bërë takimin dhe prezantimin e tyre.
Dhe si shkoi takimi?
Sa i dhashë dorën duke përshëndetur, ai ma shtrëngoi atë dhe duke mos e lëshuar më tha:
- Zoti Ambasador, a e dini i kujt është ky pallat që po takohemi bashkë?
Pastaj, po vetë u përgjigj me një krenari karakteristike dhe disi triumfuese mbi atë që thoshte:
- Ka qenë e mbretit Faruk. Por ne mbretin Faruk e rrëzuam. E shporrëm dhe tashmë shpallëm Republikën tonë popullore.
Mbreti Faruk, ishte me origjinë shqiptare, apo jo?
Faruku ishte tamam shqiptar. Ai, si ishte rrëzuar nga froni ishte përzënë nga vendi dhe kishte emigruar në Itali. Pra, në momentet që ne bënim këtë bisedë me presidentin Sadat ai ishte në Itali.
Me sa po kuptoj, duket se ajo lloj ndërhyrjeje e presidentit për ish-mbretin shqiptar dukej si një ndërhyrje e qëllimshme, meqenëse ju ishit ambasadori shqiptar. Po ju, si iu përgjigjët retorikës së tij?
Unë, pa u shqetësuar fare nga sa po më thoshte dhe se ku e kishte fjalën që po më hapte bisedën e mbretit të tyre që fatmirësisht kishte qenë bashkëkombësi im, ia ktheva:
- Edhe ne zoti President e kemi përzënë mbretin tonë dhe kemi shpallur Republikën Popullore të Shqipërisë.
Pastaj vijova procedurën time zyrtare duke vijuar:
-Më lejoni zoti president t'ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta nga presidenti ynë Haxhi Lleshi, i cili ju uron suksese në detyrën tuaj të lartë ku keni vetëm pak vite që jeni mandatuar. Uron për lumturinë dhe progresin e mëtejshëm të popullit tuaj, i cili tradicionalisht ka qenë shumë i lidhur me popullin shqiptar me të cilin e bashkon kultura dhe historia shumëshekullore ….etj etj.
Pastaj vijuat bisedën në zyrë?
Patjetër. Ky ishte takimi i kortezisë, ndërkohë që biseda vijoi në zyrë, ku u vendosëm në kolltukët përballë njëri-tjetrit. Aty folëm për marrëdhëniet e dy vendeve tona që në kohën e Mehmet Ali Pashës, i cili kishte qenë shqiptar dhe zëvendëskomandant i përgjithshëm i forcave turke në shtetin e Egjiptit.
Pra, folët për dinastinë e mbretërisë egjiptiane, e cila kishte qenë shqiptare?
Pikërisht për atë, prandaj e filluam me Mehmet Ali Pashën.
Cila ishte historia e fillimit të mbretërimit të dinastisë shqiptare në Egjipt?
Në kohën e pushtimit të Egjiptit nga perandoria turke Mehmet Ali Pasha ishte zëvendëskomandant i përgjithshëm i forcave turke në atë shtet. Ai vrau komandantin turk dhe zëvendësoi atë. Në këtë moment që ishte komandant konsolidoi me dorë të hekurt pushtetin e vet mbi të gjithë Egjiptin, pra mori pushtetin. Pas kësaj ai krijoi mbretërinë me trashëgimi apo mbretërinë e trashëguar, duke e shpallur veten mbret. Në këtë mënyrë ai mbretëroi deri sa ndërroi jetë. Pas vdekjes, Mehmet Ali Pasha u zëvendësua nga i biri dhe kështu me radhë, duke mbaruar jeta e njërit dhe duke ia lënë trashëgimi tjetrit kaluan disa mbretër që zëvendësonin njëri-tjetrin. I fundit ishte mbreti Faruk, i cili ishte rrëzuar nga grushti ushtarak i shtetit në vitin 1952 dhe në atë moment siç të thashë ishte përzënë nga shteti dhe kishte përfunduar në emigrim në Itali.
Pra, Mehmet Ali Pasha kishte qenë mbreti i parë i asaj dinastie?
Po, ai kishte qenë. Kur kishte vdekur ishte zëvendësuar nga i biri dhe kështu me radhë. Madje varri i Mehmet Ali Pashës ndodhej në Kajro. Ishte vendosur në një nga xhamitë kryesore të Kajros.
Veç dinastisë mbretërore të tyre që juve ju takonte të ishit krenar, për çfarë biseduat tjetër?
Ma merr mendja se me mua si ambasador i Republikës së Shqipërisë në vendin e tij, presidenti Sadat kishte më shumë se me këdo ambasador se për çfarë të fliste, pasi në vendin e tyre kishte pasur një koloni të tërë shqiptarësh me aktivitet tepër të suksesshëm në të gjitha fushat dhe sferat e vendit egjiptian. Pra, nga mbreti, tema e bisedës kaloi te shtetasit me kombësi shqiptare në vendin e tyre apo si mund t'i quash, shqiptarët që kishin emigruar prej shumë e shumë vitesh më parë. Në vendin e tyre, ne kishim pasur njerëz me shumë emër, madje që kishin bërë famë të madhe në vendin e tyre, siç ishte Çajupi i madh. Pra ishte kjo koloni e rëndësishme shqiptarësh që bënë që edhe mbreti i parë i atij vendi të ishte po shqiptar, sepse që në fillim të mbretërimit të tij ai pati një mbështetje të veçantë, prandaj edhe dinastia e tyre u konsolidua që në fillim të saj.
Kështu mbaroi ai takim i parë, që më mbrapa rasti e solli të takoheshim edhe shumë herë të tjera, por kryesisht edhe në tribunat madhështore të parakalimeve ku më mbrapa si kisha ikur unë nga detyra edhe u vra nga një atentat demonstrativ.
Sa vjet ndenjët juve si ambasador në Egjipt?
Jam emëruar në maj të 1975-ës dhe jam larguar në qershor të vitit 1978, kur u emërova Drejtor në Drejtorinë e Parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila mbulonte posaçërisht Kosovën. Pra, i bie të kem ndenjur në Egjipt plot tre vjet.
Dhe kur vdiq Sadati?
Saktësisht ai ka vdekur në 6 tetor 1981, që i bie pak më shumë se dy vjet pasi u largova unë. Vdekja e tij dihet që ishte një vdekje tragjike, ku i bënë atentat të planifikuar në tribunë teksa përshëndeste ushtarakët e motorizuar që parakalonin para tribunës në një paradë madhështore. Ndërsa e shikoja nga Tirana momentin e atentatit mendoja se sa herë kisha qenë edhe unë në atë tribunë bashkë me Sadatin, në parakalime të ndryshme që zhvilloheshin në kryeqytetin egjiptian, ndërkohë që Sadati përshëndeste parakaluesit me pompozitet.
Te ajo tribunë ku iu bë atentati keni qenë juve?
Po, po, te ajo tribunë.
Si ka mundësi, a ishit ambasador?
Por në Egjipt, në raste të tilla parakalimesh dhe manifestimesh popullore nuk bëheshin tre tribuna si në vendin tonë, pra si në Tiranë. Ju keni parasysh te ne, ku në tribunën kryesore rrinte Byroja Politike në qendër të të cilës ishte Enver Hoxha, ndërkohë që ishin dhe dy tribuna të tjera anash saj, në të cilat në njërën rrinte trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri ndërsa në tjetrën rrinin personalitete të larta të vendit të ftuara në parakalime apo në manifestime. Ndërsa në Egjipt ishte vetëm një tribunë. Ajo që ishte Sadati, në qendër, aty dhe rrinin të gjithë të ftuarit, duke filluar që nga personalitetet e larta ashtu edhe trupi diplomatik i akredituar në vendin e tyre. Kështu që unë si Ambasador i Shqipërisë për tre vjet kisha qenë kushedi sa herë në tribunë me Sadatin. Pra, te ajo tribunë që ai u vra.
Kjo i bie, që po të ishte organizuar atentati mbi të në kohën që ju keni qenë ambasador në vendin e tij mund ta kishe pësuar, apo jo?
Edhe e pësoje, sepse kur u vra Sadati, në atë moment janë vrarë edhe dy ambasadorë të huaj dhe më duket se ka pasur edhe të plagosur. Pastaj, nuk e di, por unë nuk kisha dëshirë të rrija afër Sadatit, sepse kisha një parandjenjë të keqe se jeta e tij nuk ishte e sigurtë dhe atë gjë e kam menduar dy vjet si unë kisha lënë detyrën, kur ai u qëllua për vdekje mbi tribunën madhështore ndërsa përshëndeste me krenari parakaluesit. Si tani më kujtohet ai moment ndërsa parakalonin para tribunës autoblindat ushtarake. Njëra prej tyre që po kalonte tamam para Sadatit, ndaloi befasisht dhe në çast u hap kapaku i sipërm i autoblindës dhe dolën tre ushtarakët që ishin në të dhe qëlluan me breshëri drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Ishte ngjarja që jo vetëm tronditi por edhe rrëqethi botën.
Thatë se nuk kishit besim të rrinit afër Sadatit?
Nuk kisha besim dhe të them të drejtën asnjëherë nuk kam ndenjur në radhën e parë ku rrinte ai, por rrija shumë mbrapa për të mos thënë që rrija në fund fare, madje edhe në cep të tribunës. Pra, në cep mbrapa, kur para meje ishin të gjithë rreshtat me personalitete dhe trupi diplomatik. Aty vendet e caktuara ishin vetëm ai i Sadatit, që ishte në qendër, dhe i dy autoriteteve që do t'i rrinin në krahë, ndërsa pjesëmarrësit në tribunë vendoseshin vetë në radhët e përcaktuara, duke menduar vetë për vendin e vet.
Ju e kishit parandjenjë?
Nuk e di, por nuk isha i sigurtë për jetën e tij dhe si të thuash, një parandjenjë e keqe ishte ajo. Dhe parandjenja siç të thashë nuk më gënjeu, por ndodhi dv vjet si unë kisha ikur prej andej. Pra, po të isha akoma në Egjipt sigurisht që do të isha në tribunë në momentin e atentatit. Bashkë me Sadatin ju thashë se u vranë edhe dy ambasadorë dhe pati edhe të plagosur.
(Vijon nesër)
Kush është ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Anvuar el Sadat
Ü Mohamed Anvuar el Sadat lindi më 23 dhjetor 1918 në Mit Abul-kum dhe vdiq më 6 tetor 1981 në Kajro. Ishte ushtarak dhe politikan. Ishte shtetas arab nga Egjipti. Së bashku me Nasserin dhe të tjerët ishte themelues i lidhjes së fshehtë të quajtur "Komiteti i Oficerëve të Lirë", të cilët më 1952-in organizuan puçin kundrejt Mbretit Faruk. Nga viti 1957 deri më 1961-in, ishte sekretar i përgjithshëm i "Unionit Nacional". Në vitin 1960 merr edhe postin e kryetarit të Kuvendit Nacional, të cilin e lë më 1969 kur merr postin e nënpresidentit të Egjiptit. Me vdekjen e G. Abd El-Nasser-it, më 1970-ën, vjen si trashëgimtar i postit të nderit në postin e Presidentit. Në këtë funksion zgjidhet prapë më 1976-ën dhe merr edhe funksionin kryesor në "Unionin Socialist Arab". Gjatë viteve 1973-1974 mbante dy funksione të larta shtetërore, atë të presidentit dhe kryeministrit. Gjatë kësaj periudhe, Sadati, në politikën e brendshme fillon të lirojë sistemin njëpartiak.
Ü Që nga 1972-shi, në politiken e jashtme të tij shihej afërsi me Bashkimin Sovjetik, pastaj të drejtuar nga Fuqitë e Mëdha dhe më vonë nga SHBA-të. Gjatë luftës arabo-izraelite të tetorit 1973, arrin disa fitore të kushtëzuara ushtarake. Pas kontratave të vitit 1974 dhe 1975 me Izraelin, në vitin 1977, Sadati nëpërmjet një vizite në Jerusalem fillon të nxisë zgjidhjen e përbashkët të konfliktit në Lindjen e Afërt. Në këto rrethana, me ndërmjetësimin e Presidentit amerikan Karter (J. Carter), Sadati së bashku me kryeministrin e Izraelit më 1979-ën nënshkruajnë marrëveshjen e paqes nëpërmjet Egjiptit dhe Izraelit. Me fillimin e angazhimit për paqen në Lindjen e Afërt, Sadati në vitin 1978 merr çmimin "Nobel" për paqe. Vdiq nga një atentat i planifikuar më 6 tetor të vitit 1981.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)